Jobi 4

4
1Atëherë Elifazi nga Temani u përgjigj dhe tha:
2"A do të të bezdiste ndokush në rast se do të provonte të të fliste? Por kush mund t'i ndalë fjalët?
3Ja ti ke mësuar shumë prej tyre dhe ua ke fortësuar duart e lodhura;
4fjalët e tua u kanë dhënë zemër të lëkundurve dhe kanë forcuar gjunjët që gjunjëzohen.
5Por tani që e keqja të zuri ty, nuk je në gjendje të veprosh; të ka goditur ty, dhe ti e ke humbur fare.
6Mëshira jote a nuk është vallë besimi yt, dhe ndershmëria e sjelljes sate, shpresa jote?
7Mbaje mend: cili i pafajshëm është zhdukur vallë, dhe a janë shkatërruar vallë njerëzit e ndershëm?
8Ashtu siç e kam parë unë vetë, ata që lërojnë paudhësinë dhe mbjellin mjerimin, vjelin frytet e tyre.
9Me frymën e Perëndisë ata vdesin, era e zemërimit të tij i tret ata.
10Vrumbullima e luanit, zëri i luanit të egër dhe dhëmbët e luanëve të vegjël janë thyer.
11Luani vdes për mungesë gjahu dhe të vegjlit e luaneshës shpërndahen.
12Një fjalë më ka ardhur fshehurazi dhe veshi im ka zënë pëshpëritjen e saj.
13Midis mendimeve të vegimeve të natës, kur një gjumë i rëndë bie mbi njerëzit,
14më pushtoi një llahtari e madhe dhe një rrëqethje që bëri të dridhen gjithë kockat e mia.
15Një frymë më kaloi përpara, dhe m'u ngritën përpjetë qimet e trupit.
16Ai u ndal, por nuk munda ta dalloj pamjen e tij; një figurë më rrinte para syve; kishte heshtje, pastaj dëgjova një zë që thoshte:
17"A mund të jetë një i vdekshëm më i drejtë se Perëndia? A mund të jetë një njeri më i pastër se Krijuesi i tij?
18Ja, ai nuk u zë besë as shërbëtorëve të tij, dhe gjen madje të meta edhe tek engjëjt e tij;
19aq më tepër tek ata që banojnë në shtëpi prej argjile, themelet e të cilave janë në pluhur, dhe shtypen si një tenjë.
20Nga mëngjesi deri në mbrëmje shkatërrohen; zhduken për fare, dhe asnjeri nuk i vë re.
21Litarin e çadrës së tyre vallë a nuk ua këpusin? Ata vdesin, por pa dituri"".

Nu geselecteerd:

Jobi 4: ALBB

Markering

Deel

Kopiëren

None

Wil je jouw markerkingen op al je apparaten opslaan? Meld je aan of log in

YouVersion gebruikt cookies om je ervaring te personaliseren. Door onze website te gebruiken ga je akkoord met ons gebruik van cookies zoals beschreven in ons Privacybeleid