YouVersion लोगो
सर्च आयकॉन

Psalltiri 19

19
Mbë të parinë kënkëtuar. Psallm’ e Dhavidhit.
1Qiejtë tregonjënë lavdin’ e Perëndisë, edhe qëndresa dëften punën’ e duaret ati.
2Dita i flet fjalë ditësë, edhe nata i dëften mënt natësë.
3Nukë janë ligjërata, as fjalë, që të mos u ndigjonetë zëri.
4Mbë gjithë dhenë doli zër’ i atyreve, edhe fjalët’ e atyreve (vanë) gjer mbë anë të botësë. Ndër ata vuri tendë për diellinë.
5Edhe ky del posi dhëndërë prej dhomësë dhëndërisë, gëzonetë posi burr’ i fortë, kur sulet udhësë;
6prej anësë qiellit është të dalët’ e ati; edhe të qarkuarët’ e ati (mbaronetë) gjer mb’anë të qiellit, edhe s’është (gjë) që fshihetë prej të nxehëtit ati.
7Nom’ i Zotit ësht’ i këthiellëtë, që kthen shpirte; martyria e Zotit ësht’ e besuarë, që bën të mënçurë të mituritë;
8urdhërimet’ e Zotit janë të drejtë, që gëzonjënë zëmrënë; porosia e Zotit ësht’ e ndriçime, që ndrit sytë,
9frik’ e Zotit ësht’ e këthiellëtë, që mbetetë ndë jetë të jetësë, gjyqet’ e Zotit janë të vërtetë, (edhe) të drejtë fare;
10janë më të dëshëruarshim se ari, po edhe më tepërë se ar’ i kulluarë, edhe më t’ëmbëlë se mialta, edhe pikat’ e hojit.
11Shërbëtori yt fort tepërë këshillonetë me anë t’atyreve; ndë të ruajturit t’atyreve është shumë çpagim.
12Kush kupëton fajetë? Qëro-më prej së mpshehëtavet punëra,
13edhe ruaj shërbëtorinë tënt prej madhështish, le të mos zotëronjënë mbi mua, atëhere do të dal faqe-bardhë, edhe do të qëronem prej fajit math.
14Le të jenë të pëlqyera fjalët’ e gojësë s’ime, edhe mendim’ i zëmrësë s’ime përpara teje kurdo, o Zot, ndihmësi im, edhe shpërblimtari im.

सध्या निवडलेले:

Psalltiri 19: PSTOKK1868

ठळक

सामायिक करा

कॉपी करा

None

तुमचे हायलाइट तुमच्या सर्व डिव्हाइसेसवर सेव्ह करायचे आहेत? साइन अप किंवा साइन इन