Zanafilla 11
11
Kulla e Babelit
1E gjithë toka fliste një gjuhë e të njëjtat fjalë. 2Kur udhëtuan nga lindja#11.2 të tjerë: drejt lindjes, njerëzit gjetën një fushë në tokën e Shinarit dhe banuan atje. 3E i thanë njëri-tjetrit: «Ejani, le të bëjmë tulla e t'i pjekim në zjarr». Kështu, ata përdorën tulla në vend të gurit e zift në vend të baltës. 4E thanë: «Ejani, të ndërtojmë për vete një qytet e një kullë, maja e të cilës të prekë qiellin, që të bëjmë emër e të mos shpërndahemi mbi faqen e tërë dheut».
5 Zoti zbriti për të parë qytetin dhe kullën që bijtë e njeriut po ndërtonin. 6E Zoti tha: «Ja, ata janë një popull e flasin të gjithë një gjuhë dhe ky është vetëm fillimi i veprave të tyre. Tani, asgjë nga çfarë kanë ndër mend të bëjnë nuk do të jetë e pamundur për ta. 7Ejani të zbresim e mu atje t'ua përziejmë gjuhën, që të mos e kuptojnë gjuhën e njëri-tjetrit».
8Atëherë Zoti i shpërndau prej andej mbi faqen e tërë dheut dhe ata reshtën së ndërtuari qytetin. 9Prandaj edhe quhet Babel, se atje Zoti përzjeu gjuhën e gjithë tokës dhe prej andej Zoti i shpërndau mbi faqen e tërë dheut.
Pasardhësit e Semit
10Këta janë pasardhësit e Semit: Semi ishte njëqind vjeç kur i lindi Arpahshadi, dy vjet pas përmbytjes. 11Semi jetoi pesëqind vjet pasi i lindi Arpahshadi dhe pati bij e bija të tjera. 12Arpahshadi ishte tridhjetë e pesë vjeç kur i lindi Shelahu. 13Arpahshadi jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Shelahu dhe pati bij e bija të tjera. 14Shelahu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Eberi. 15Shelahu jetoi katërqind e tre vjet pasi i lindi Eberi dhe pati bij e bija të tjera. 16Eberi ishte tridhjetë e katër vjeç kur i lindi Pelegu. 17Eberi jetoi katërqind e tridhjetë vjet pasi i lindi Pelegu dhe pati bij e bija të tjera. 18Pelegu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Reui. 19Pelegu jetoi dyqind e nëntë vjet pasi i lindi Reui dhe pati bij e bija të tjera. 20Reui ishte tridhjetë e dy vjeç kur i lindi Serugu. 21Reui jetoi dyqind e shtatë vjet pasi i lindi Serugu dhe pati bij e bija të tjera. 22Serugu ishte tridhjetë vjeç kur i lindi Nahori. 23Serugu jetoi dyqind vjet pasi i lindi Nahori dhe pati bij e bija të tjera. 24Nahori ishte njëzet e nëntë vjeç kur i lindi Terahu. 25Nahori jetoi njëqind e nëntëmbëdhjetë vjet pasi i lindi Terahu dhe pati bij e bija të tjera. 26Terahu ishte shtatëdhjetë vjeç kur i lindën Abrami, Nahori e Harani.
Pasardhësit e Terahut
27Këta janë pasardhësit e Terahut: Terahut i lindën Abrami, Nahori e Harani. Haranit i lindi Loti. 28Harani vdiq në tokën e vendlindjes, në Ur të kaldenjve, para Terahut, të atit. 29Abrami e Nahori morën gra. Gruaja e Abramit quhej Sarajë, ndërsa gruaja e Nahorit quhej Milka, e bija e Haranit që është ati i Milkës e Iskës. 30Saraja ishte beronjë e nuk kishte fëmijë.
31Terahu mori me vete të birin, Abramin, të nipin, Lotin, që ishte biri i Haranit, e Sarajën, të renë, gruan e të birit, dhe dolën nga Uri i kaldenjve për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Arritën në Haran e banuan atje. 32Terahu jetoi dyqind e pesë vjet e vdiq në Haran.
Одоогоор Сонгогдсон:
Zanafilla 11: AL
Тодруулга
Хуваалцах
Хувилах
Тодруулсан зүйлсээ бүх төхөөрөмждөө хадгалмаар байна уу? Бүртгүүлэх эсвэл нэвтэрнэ үү
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020