të bërëtë 3
3
1Edhe gjarpëri ishte më i urtë se gjithë shtëzët e fushësë që bëri Zoti Perëndia; edhe (gjarpëri) i tha gruasë: A me të vërtetë tha Perëndia: Mos hani nga çdo dru i kopështit? 2Edhe gruaja i tha gjarpërit: Nga pemët’ e drunjvet kopështit munt të hamë, 3po nga pema e drurit, që (është) ndë mest të kopështit, Perëndia tha: Mos hani nga ay, as mos i piqni ati, që të mos vdisni. 4Edhe gjarpëri i tha gruasë: Me të vërtetë nukë do të vdisni; 5po Perëndia e di, se atë ditë që të hani nga ay, do t’u hapenë juve sytë, edhe do t’ini posi perëndira, tuke njohurë të mirën’ e të keqenë.
6Edhe gruaja pa, se druri (ishte) i mirë mbë të ngrënë, edhe ishte i pëlqyerë ndë syt, edhe një drur’ i dëshëruarshim që ep mënt; edhe ajo mori prej pemës’ ati, edhe hëngri; edhe i dha edhe burrit saj bashkë me vetëhen’ e saj, edhe ay hëngri. 7Edhe u hapnë sytë të dyve atyre, edhe e njohnë se ishinë lakuriq; edhe ata qepnë fletë fiku, edhe ngjeshnë vetëhen’ e tyre.
8Edhe dëgjuanë zën’ e Zotit Perëndisë, tek po ecënte ndë kopësht mbë zëmërë herë; edhe u fshehnë Adhami edhe gruaja e ati prej faqesë Zotit Perëndisë, ndërmest të drunjvet kopështit.
9Edhe Zoti Perëndia thirri Adhamnë, edhe i tha ati: Ku je? 10Edhe ay tha: Dëgjova zënë tënt ndë kopësht, edhe u frikësuashë, sepse jam lakuriq; edhe u fshehçë. 11Edhe (Perëndia) tha: Kush të dëfteu se je lakuriq? Mos hëngre nga druri, që të pata urdhëruarë të mos hash prej ati? 12Edhe Adhami tha: Gruaja që më dhe (të jetë) bashkë me mua, ajo më dha nga druri, edhe hëngra. 13Edhe Zoti Perëndia i tha gruasë: Ç’është këjo që bëre? Edhe gruaja tha: Gjarpëri më gënjeu, edhe hëngra.
14Edhe Zoti Perëndia i tha gjarpërit: Sepse bëre këtë, qofsh mallëkuarë ndërmest të gjithë bagëtivet, e gjithë shtëzëvet fushësë; do të ecënjëç (tuke hequrë) barkazi, edhe do të hash dhé gjithë dit e jetësë sate;
15edhe do të vë arëmiqësi ndërmest teje edhe gruasë, edhe ndërmest farësë sate edhe farës’ asaj; ajo do të të thyenjë kryetë, edhe ti do t’i çponjç thembrënë.
16Edhe gruas’ i tha: Do të shumonj tepërë hidhërimet’ e tua edhe (të dhëmburat’) e të piellurit tënt; me hidhërime do të piellç djem; edhe dëshërimi yt (do të jetë) te burri yt; edhe ay do t’urdhëronjë ty.
17Edhe Adhamit i tha: Sepse i dëgjove fialësë gruasë sate, edhe hëngre nga druri, që të pata urdhëruarë, tuke thënë: Mos hash prej ati; Qoftë mallëkuarë dheu për punët tënde; do të hash prej ati me hidhërim gjithë dit e jetësë sate;
18edhe do të binjë për ty gjëmba e driza, edhe do të hash barin’ e fushësë;
19do të hash bukënë me diersën’ e faqesë sate, gjersa të kthenesh ndë dhet, prej të cilit u more, sepse dhe je, edhe ndë dhet do të kthenesh.
20Edhe Adhami ja vuri emërinë gruasë ti Evë [jetë]; sepse ajo ishte e ëm’ e gjithë të gjallëvet.
21Edhe Zoti Perëndia i bëri Adhamit edhe gruas’ ati rroba të lëkurëta, edhe i veshi ata. 22Edhe Zoti Perëndia tha: Na Adhami tek u bë posi një prej nesh, për të njohurë të mirën’ e të keqenë; edhe tashi vallë se mos ndenjë dorën’ e ti, e të marrë nga drur’ i jetësë e të hajë, e të rronjë për gjithë jetënë…
23Andaj Zoti Perëndia nxori atë jashtë kopështit Edhemësë, për të punuarë dhenë, që prej ati u muar. 24Edhe dëboi Adhamnë; edhe ndë kopësht të Edhemësë nga të lindurit e diellit vuri Qeruvimëtë, edhe kordhën’ e flakëtë, që sillej rrotullë, që të ruanin’ udhën’ e drurit jetësë.
ទើបបានជ្រើសរើសហើយ៖
të bërëtë 3: AL1884
គំនូសចំណាំ
ចែករំលែក
ចម្លង
ចង់ឱ្យគំនូសពណ៌ដែលបានរក្សាទុករបស់អ្នក មាននៅលើគ្រប់ឧបករណ៍ទាំងអស់មែនទេ? ចុះឈ្មោះប្រើ ឬចុះឈ្មោះចូល
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë