Mattheo 24
24
Krie e njëzetekatërtë
1E si dolli Iisui e iku nga Qisha, i vanë pranë mathitit’ e tij, të dëftojënë nde ai të dërtuarat’ e Qishësë.
2Edhe Iisui u tha ature: Nuk’ i shihni gjithë këto? Me të vërteta u thom juvet, do të mos mbetetë gur mbi gur, ai që të mos gremisetë.
3E si rrij ai sipër ndë mal të ullinjet, erdhë nde ai mathititë vetëmë, e i thanë: Thuajna nevet kur do të jenë këto? Edhe cili është nishani të s’ardhurit sate, edhe të së sosurësë jetësë?
4Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature: Shihni se mos u qeshjë njeri.
5Se do të vijënë shumë ndë ëmër tim, e do të thonë: Unë jam Krishti. Edhe shumë do të qeshjënë.
6E do të digjoni luftëra, edhe zëra të luftëravet; vështroni e mos u frikoni, se duhenë të bënenë gjithë këto, po akoma nuk’ është të sosurit’ e jetësë.
7Sepse do të ngrihetë fili mbi fili, e mbretëri mbi mbretëri, e do të jetë uri, edhe murtajë ndë vënde-vënde.
8E gjithë këto janë të nisurat’ e së dhëmburavet.
9Ahiere do t’u apënë juvet ndë shtrëngime, e do t’u vrasënë, e do të jeni të mçuarë nga gjithë filitë për ëmër tim.
10E atëherë do të skandhalisenë shumë, e do të paradhosjënë njëri-jatërinë, e do të mçojënë njëri-jatërinë.
11E do të ngrihenë shumë profitër të rrem, e do të qeshjënë shumë.
12Edhe sepse do të tepërojë e keqia, do të ftohetë dashuria e së shumëvet.
13E ai që të durojë ngjera nd’anë, ai do të sosetë.
14E do të dhidhaksetë kij Ungjill i mbretërisë mbë gjithë dhe që janë njerëz, për martiri ndë gjithë milete, e ahiere do të vijë të sosurit’ e jetësë.
15E pa kur të shihni idhollënë që dëfton të shkretuaritë, që është thënë nga profiti Dhaniil, të rrijë ndë vënd të shënjtëruarë (ai që dhiavas le të kupëtojë).
16Ahiere ata që janë ndë Iudheë, le të ikëjënë ndë male.
17Ai që gjëndetë mbi shtëpi, le të mos zbritjë të marë gjë nga shtëpi e tij.
18Edhe ai që është nd’arë, le të mos kthenetë prapa të ngrërë rrobat’ e tij.
19Edhe ve mb’ato që janë të mbarsura, e mb’ato që kanë djelm mbë sisë nd’ato dit ahiere.
20Po lutuni të mos bënetë të ikuritë tuaj ndë dimër, as ndë të shëtunë.
21Sepse ahiere do të jetë shtrëngim i madh, që i tilli nuk’ u bë kurrë që kur u bë bota, ngjera ndashti, edhe as do të bënetë.
22Edhe të mos qenë shkurtuarë ato dit, s’mund të sosej çdo kurm, po për të zgjedhuritë do të shkurtonenë ato dit.
23Ahiere ndë thashtë njeri juvet: Këtu është Krishti, a këtu, mos besoni.
24Sepse do të ngrihenë Krishtër të rrem, edhe profitër të rrem, e do të apënë nishane të mëdha, edhe çudira, ngjera sa të qeshjënë ndë mundçinë, edhe të zgjedhuritë.
25Ja, që u thaçë juvet më përpara.
26E pa ndë u thafçinë juvet: Ja, nd’erimi është, mos dili jashtë; ja, ndë qelira është, të mos besoni.
27Se sikundrë del vetëtima nga del Dielli, e duketë ngjer atje që perëndon, ashtu do të jetë edhe t’ardhurit e birit së njeriut.
28Sepse atje që është leshi, atje do të mbëjidhenë edhe Shqiponjatë.
29E paravta, pas shtrëngimit s’ature ditet, do të mos ndritjë Dielli edhe hënëza do të mos apë dritën’ e saj, edhe ulletë do të bienë nga Qielli, edhe të fortat’ e Qiellvet do të tundenë.
30Ahiere do të duketë nishani i birit së njeriut ndë Qiell; e atëherë do të qajënë gjithë filit’ e dheut, e do të shohënë të bir’ e njeriut që do të vijë sipër mbi re të Qiellit me fuqi, edhe me shumë lëvdim.
31E do të dërgojë Ëngjëllit’ e tij me zurna që ka zë të madh, e do të mbëjedhënë të zgjedhurit’ e tij nga të katër erëtë, nga anët’ e Qiellvet, ngjera ndë tjetërat’ anët’ e ture.
32E nga fiku kupëtoni paravolinë: Kur dha bënetë dega e tij e butë, e i dalënë fletëtë, e digjoni se afër është të korrëtë.
33Ashtu edhe juvet, kur të shihni gjithë këto, digjoni se afër është mbë dier.
34Me të vërteta u thom juvet, do të mos shkojë kij brez i njerëzet, ngjera sa të bënenë gjithë këto.
35Qielli edhe dheu do të ndërronenë, e fjalëtë e mia do të mos ndëronenë.
36Po për atë ditë edhe sahat njeri nukë di, as Ëngjëllit’ e Qiellvet, përveçme jati im vetëmë.
37E sikundrë qenë ditët’ e Noesë, ashtu do të jetë edhe t’ardhurit’ e birit së njeriut.
38Se sikundrë qenë ndë dit përpara kataklismoit, tuke ngrënë, e tuke pirë, martoneshinë, e maritoijnë, ngjera nd’atë ditë që hiri Noea ndë Qivoto.
39E nukë digjuanë ngjera sa erdhi kataklismoi, e i ngrijti të gjithë. Ashtu do të jetë edhe t’ardhurit’ e birit së njeriut.
40Ahiere di do të jenë nd’arë, njëri mirretë, e njëri lihetë.
41Di që bluajënë ndë mulli, njëra mirretë, e njëra lihetë.
42Rrini zgjuarë dha, se nuk’ e dini mbë ç’sahat vjen zoti juaj.
43Edhe atë të dini, se që të dij i zoti shtëpisë ndë ç’kohë të natësë vjen kusari, do të mos flijte, e do të mos lijte t’i shponej shtëpi e tij.
44Pra andaj edhe juvet bënuni hazër, se mb’atë sahat që nukë pandehni i biri njeriut vjen.
45Cili vallë është ai kopil i besuarë edhe i mënçurë, që atë e vu pitrop zot’ i tij ndë kopij të tij, të ju apë të ngrënët’ e ture ndë kohë të së ngrënit?
46I lumuri ësht’ ai kopil, që atë kur të vijë zot’ i tij, do ta gjejë që bën kështu.
47Me të vërteta u thom juvet, se mbë gjithë gjën’ e tij do ta vërë atë pitrop.
48Ma ndë thashtë ai kopil i keq ndë zëmërë të tij, se zoti im mënon të vijë.
49E të nisjë të rrahë kopijtë shokët’ e tij, e të hajë, e të pijë bashkë me të dejmitë.
50Do të vijë zoti i atij kopilit, ndë një ditë që s’e pret, e ndë një sahat që nuk’ e di.
51E do ta ndajë mbë di, edhe vënd’ i tij do të jetë bashkë me Ipokritejtë. Atje është të qarëtë edhe të dredhurit’ e dhëmbëvet.
Currently Selected:
Mattheo 24: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.