Mattheo 18
18
Krie e tetëmbëdhjetëtë
1Atë çast erdhë mathititë nde Iisui, e i thanë: Vallë, cili është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet?
2E Iisui thirri një djalë, e e vuri atë shtruara ndë mes të ture.
3E tha: Me të vërteta u thom juvet, ndë mos u kthefi, e të bëneni si edhe djelmtë, do të mos hini ndë mbretëri të Qiellvet.
4E ai dha që të tapinosjë vetëhen’ e tij si kij djalë, ai është më i madh ndë mbretëri të Qiellvet.
5E ai që të presë një të tillë djalë mbë ëmër tim, më pret mua.
6E ai pa që të skandhalisjë një nga këta të vogjëlitë, që besojënë mbë mua, është më mirë për të, që t’i varetë ndë qafë të tij mokër’ e mulliut, e të shtihetë ndë fund të detit.
7Ve ndë botë nga skandhaletë, se është shtrëngim të vijënë skandhaletë. Po ve mb’atë njeri, që nga ai vjen skandhali.
8E nd’është që dora jote, a këmba jote të skandhalis ti, prei ato, e shtjeri nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë i çalë, a pa dorë, se të keç di duar, e di këmbë, e të viheç ndë flakë të pasosurë.
9E nd’është siu it që të skandhalis, kree atë, e shtjere nga vetëheja, se është më mirë për tij të hiç ndë jetë me një si, se të keç di si, e të viheç ndë pisë të zjarit.
10Vështroni të mos katafronisni ndonjë nga këta të vogjëlitë, se u thom juvet, që Ëngjëllit’ e ture ndë Qiell kurdo shohënë faqen’ e jatit sim, që është ndë Qiell.
11Se erdhi i biri i njeriut për të lefterosurë të humburënë.
12Ç’u duketë juvet, ndë pastë ndonjë njeri njëqind dhënt, e t’i humbasë një nga ato, nukë lë të nëntëdhjet’ e nënta, e vete ndëpër male të kërkojë të humburënë?
13E ndë qoftë që ta gjejë atë, me të vërteta u thom juvet, se gëzonetë për atë më tepër se për të nëntëdhjet’ e nënta, që s’qenë humburë.
14Kështu nuk’ ësht’ urdhëri përpara jatit suaj që është ndë Qiell, që të humbasë një nga këta të vogjëlitë.
15E nd’është që të fëjen ti vëllai it, hajde, e qërtoje atë vetëmë, ti edhe ai bashkë, e ndë të digjoftë, e qerdhese vëllanë tënd.
16E ndë mos të digjoftë, merr me vetëhe një a di vetë akoma që përpara gojësë di a tre martirëvet, të qëndrojë çdo fjalë.
17E ndë mos digjoftë edhe ata, thuaja Qishësë edhe llaoit, e ndë mos digjoftë edhe qishësë, le të jetë tek teje sikundrë është Ethnikoi edhe Telloni.
18Se u thom me të vërteta: Sa të lidhni mbi dhe, do të jenë lidhurë ndës Qiell, e sa të zgjidhni mbi dhe, do të jenë zgjidhurë edhe ndë Qiell.
19Përsëri u thom juvet, se nd’është që të simfonisjënë di nga juvet për çdofarë punë që të kërkojënë, do t’u bënet’ ature nga jati im që është ndë Qiell.
20Se tek janë di a tre mbëjedhurë mbë ëmër tim, atje edhe unë jam ndë mes të ture.
21Atëherë ju qas atij Petrua, e i tha: Zot, sa herë të fëjejë tek u vëllai im e të ja ndëlej atij? Ngjer mbë shtatë?
22I tha atit Iisui: Nukë të thom ti ngjera mbë shtatë, po ngjera mbë shtatëdhjetë herë nga shtatë.
23Pra andaj gjan mbretëria e Qiellvet me njeri mbret, që deshi të bën llogari me kopijt’ e tij.
24E kur nisi të bën llogari i prun atij një njeri që i duaj dhjetë mijë kuleta.
25E si nukë kish ai të ja ip e porsiti atë zoti tij të shitetë ai, edhe gruaja e tij, edhe djelmtë, edhe gjithë sa kish, e të paguhetë.
26E kopili ra poshtë, e i lutej atij, e i thosh: Zot, mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha.
27E zotit s’atit kopilit i erdhi likshtë e e lëshoi atë, edhe gjithë borçinë ja dhëroi.
28E si dolli ateje ai kopil, gjeti një tjatër kopil shokn’ e tij, që i duaj atit njëqind dhinarë, e si e zuri atë e mbit, e i thosh: Amë ato që më do.
29E ai kopil, shoku i tij, si i ra ndë këmbë të tij, i lutej atit, e i thosh: Mos u zëmëro tek meje, po pritmë, e do të t’i ap të gjitha.
30E ai nukë duaj, po vate, e vuri atë ndë hapsanë, ngjera sa t’i apë ato që i duaj.
31E si panë kopijt’ e tjerë ato që u bënë, u helmuanë shumë, e erdhë e i rrëfienë zotit së ture gjith’ ato që u bënë.
32Ahiere thirri atë zoti tij, e i tha: Kopil i keq, unë të dhërova ti gjith’ atë borç që më doje, sepse m’u lute.
33Nukë duhej të dhëroje edhe ti kopilit shokut sit, (si)kundrë të dhërova edhe u?
34E si u zëmërua zoti tij, e dha atë nd’ata që mundojënë, ngjera sa të apë gjith’ ato që kish borç.
35Kështu edhe jati im i Qiellvet, do të bëjë ndë juvet, ndë mos lafçi cilido vëllait së tij nga zëmëra juaj, fajet’ e ture.
Currently Selected:
Mattheo 18: ALTMK27
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.