të bërëtë 4
4
1Edhe Adhami njohu Evënë gruan’ e ti; edhe (ajo) u mbars, edhe polli Kaininë; edhe tha: Fitova një njeri prej Zotit. 2Edhe ajo përsëri polli të vëllan’ e ati Avelinë; edhe Aveli ishte bari dhensh, edhe Kaini ishte bujk.
3Edhe pas ca diç Kaini i pruri Zotit dhuratë nga pemët’ e dheut. 4Edhe Aveli pruri edhe ay nga të lashtat’ e dhenet ti, edhe nga dhiami i atyreve. Edhe Zoti vështroi me sy të mirë Avelinë; edhe dhuratën’ e ati; 5po Kainin’ edhe dhuratën’ e ati nuk’ e vështroi; edhe Kaini u zemërua fort, edhe iu vreruanë sytë. 6Edhe Zoti i tha Kainit: Përse u zemërove? Edhe përse t’u vreruanë sytë? 7Ti ndë bëfsh mirë, mos nukë do të pritesh me të mirë? Edhe ndë mos bëfsh mirë, faji dergjetë ndë derët. Edhe dëshërimi i ati (do të jetë) te ti, edhe ti do të zotëronjç mbi atë.
8Edhe Kaini foli me Avelinë të vëllanë e ti; edhe kur ishinë ndë fushët, Kaini u ngre përmbi Avelinë të vëllanë, edhe e vrau. 9Edhe Zoti i tha Kainit: Ku (ësht’) Aveli yt vëlla? Edhe ay tha: Nukë di, sos jam unë ruajtësi i tim vëllai? 10Edhe (Zoti) tha: Ç’bëre? Zëri i gjakut tyt vëllai këlthet tek unë nga dheu; 11edhe tashi qofsh i mallëkuarë nga dheu, që hapi gojën’ e ti të presë gjakun’ e tyt vëllai nga dora jote; 12kur të punonjç dhenë, paskëtaj s’ka për të dhënë ty pemën’ e ti; do të sillesh andej’ e këtejë, e do të ikënjç mbi dhet. 13Edhe Kaini i tha Zotit: Faji im (është) më i math, se sa munt të faletë; 14na tek po më ndiek sot nga faqeja e dheut, edhe do të fshihem nga faqeja jote, edhe do të sillem andej’ e këtejë, edhe do të ikënj tejë mbi dhet; edhe kushdo që të më gjenjë, do të më vrasë. 15Edhe Zoti i tha ati: Përandaj kushdo që të vrasë Kaininë, do të mundonetë shtatë herë. Edhe Zoti i vuri shenjë Kainit, që të mos e vrasë atë kushdo që t’e gjenjë.
16Edhe Kaini dolli nga faqeja e Zotit, edhe ndenji ndë dhet të Nodhit, mbë të lindurit të diellit ndë Edhemë.
17Edhe Kaini njohu gruan’ e ti, edhe (ajo) u mbars, edhe polli Enohunë; edhe ndërtoi një qytet, edhe ja vuri emërinë qytetit Enoh, mb’ emërit të birit. 18Edhe Enohut i lindi Iradhi; edhe Iradhit i lindi Mehujaili; edhe Mehujailit i lindi Methusaili; edhe Methusailit i lindi Llamehu. 19Edhe Llamehu mori dy gra për vetëhen e ti; njërësë (ja thoshin’) emërin’ Adhahë, edhe tiatrësë (ja thoshin’) emërinë Sillahë. 20Edhe Adhaha polli Javallinë; edhe ky ishte i ati atyreve që rrininë ndër tenda, edhe (kullotinë) bagëti. 21Edhe emëri i të vëllait (ishte) Juvall; ky ishte i ati gjith’ atyreve që i bininë qitharës’ e fyellit.
22Kështu edhe ajo Sillaha polli Thuvall-kainë, ndërtonjësin’ e çdo farë orendie prej rami e prej hekuri; edhe e motëra e Thuvall-kainit (ishte) Naamaha.
23Edhe Llamehu u tha gravet ti: Adhahë edhe Sillahë, dëgjomëni zënë, o grat’ e Llamehut; mbani vesh fialëvet mia, sepse vrava burrë që ta kem plagë, edhe dialosh që ta kem frushkullë,
24sepse Kainit do t’i shpaguhet’ (e keqeja) shtatë herë, po Llamehut shtatëdhiet’ e shtatë herë.
25Edhe Adhami njohu përsëri gruan e ti, edhe (ajo) polli dialë, edhe ajo ja vuri emërinë Sith (tuke thënë), se Perëndia më dha një tietërë farë ndë vënt të Avelit, që vrau Kaini. 26Po kështu edhe Sithit i lindi dialë, edhe ja vuri emërinë Enos. Atëhere zunë të kluhenë me emërin’ e Zotit.
Valið núna:
të bërëtë 4: AL1884
Áherslumerki
Deildu
Afrita
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
Old Testament books in Tosk by Kostandin Kristoforidhi (transliteration from Greek to Latin) 1884
© Interconfessional Bible Society of Albania
Libra të Dhiatës së Vjetër të përkthyera në dialektin tosk nga Kostandin Kristoforidhi në 1884 (transliterim nga gërmat greke në latine) © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë