YouVersion Logo
Search Icon

1 i Kronikave 14

14
1Hirami, mbret i Tiros, i dërgoi Davidit lajmëtarë, dru cedri, muratorë, dhe marangozë për t'i ndërtuar një shtëpi.
2Atëherë Davidi e pranoi që Zoti e kishte vendosur mbret të Izraelit, sepse mbretëria e tij qe lavdëruar shumë për shkak të popullit të tij, Izraelit.
3Davidi u martua me gra të tjera në Jeruzalem dhe i lindën djem e vajza.
4Këto janë emrat e bijve që i lindën në Jeruzalem: Shamua, Shohabi, Salomoni,
5Ibhari, Elishua, Elpeleti,
6Nagahu, Nefegu, Jafia,
7Elishama, Beelida dhe Elifeleti.
8Kur filistenjtë mësuan që Davidi ishte vajosur mbret i tërë Izraelit, dolën të gjithë në kërkim të Davidit. Sa e mësoi këtë, Davidi u doli përballë.
9Filistenjtë arritën dhe u përhapën në luginën e Refaimit.
10Atëherë Davidi u këshillua me Perëndinë, duke thënë: A duhet të dal kundër filistenjve? A do të m'i japësh në duart e mia?". Zoti u përgjigj: "Dil dhe unë do t'i jap në duart e tua".
11Ata dolën në Baal-Peratsim, ku Davidi i mundi dhe tha: "Perëndia ka hapur me duart e mia një kalim midis armiqve të mi, si një kalim i hapur nga ujërat". Prandaj i vunë këtij vendi emrin e Baal-Peratsimit.
12Filistenjtë braktisën aty perënditë e tyre dhe Davidi urdhëroi që të digjeshin në zjarr.
13Më vonë filistenjtë filluan të shpërndahen nëpër luginë.
14Davidi u këshillua përsëri me Perëndinë, dhe Perëndia i tha: "Mos u dil prapa, por merru krahët dhe sulu mbi ta përballë balsameve.
15Kur të dëgjosh një zhurmë hapash në majat e balsameve, hidhu menjëherë në sulm, sepse Perëndia do të të dalë përpara për të mundur ushtrinë e filistenjve".
16Davidi bëri ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia, dhe ata mundën ushtrinë e filistenjve nga Gabaoni deri në Gezer.
17Kështu fama e Davidit u përhap në të gjitha vendet, dhe Zoti solli tmerrin e tij mbi të gjitha kombet.

Currently Selected:

1 i Kronikave 14: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy