YouVersion Logo
Search Icon

Galatasve 4

4
1Dua të them se, për aq kohë sa trashëgimtari është i mitur, nuk dallon fare nga skllavi, ndonëse është pronari i gjithçkaje. 2Ai është nën kujdestarë e mbikëqyrës deri në kohën e caktuar nga i ati. 3Po ashtu edhe ne, kur ishim të mitur, kemi qenë skllevër të parimeve të botës. 4Por, kur erdhi koha e caktuar, Perëndia dërgoi Birin e tij. Ai lindi nga një grua dhe iu nënshtrua ligjit, 5për të shpenguar ata që ishin nën ligj e që ne të birësohemi. 6Duke qenë se jeni bij të tij, Perëndia dërgoi në zemrat tona Shpirtin e Birit të vet, që thërret: «Abba, o Atë!». 7Prandaj, ti nuk je më skllav, por bir. Nëse je bir, je edhe trashëgimtar përmes Perëndisë#4.7 dorëshk. të tjera: trashëgimtar i Perëndisë, përmes Krishtit.
Shqetësimi i Palit
8Dikur, kur nuk e njihnit Perëndinë, u shërbenit idhujve që prej natyre nuk janë perëndi. 9Tani që e keni njohur Perëndinë, ose më mirë të them, se Perëndia ju njohu ju, si ktheheni përsëri te këto parime të dobëta e mjerane për t'u shërbyer sërish atyre? 10Ju mbani si të kremte disa ditë, muaj, stinë e vite. 11Kam frikë se u mundova më kot për ju.
12Po ju lutem, o vëllezër, bëhuni si unë, sepse edhe unë jam bërë si ju. Ju nuk më keni bërë asnjë të keqe. 13Ju e dini se herën e parë, që ju predikova ungjillin, lëngoja në trup. 14Megjithëse lëngata ime në trup ishte sprovë për ju, ju nuk më përbuzët, as nuk më patët neveri, por më pranuat si engjëllin e Perëndisë, si Krishtin Jezu. 15Ku shkoi gëzimi juaj? Unë dëshmoj se, po të kishte qenë e mundur, ju do t'i kishit nxjerrë edhe sytë tuaj për të m'i dhënë mua. 16Tani qenkam bërë armiku juaj pse po ju them të vërtetën?
17Ata tregohen të zellshëm me ju, por jo për mirë, madje dëshirojnë t'ju shkëpusin, që pastaj ju të jeni të zellshëm me ta. 18Është mirë që të jeni gjithmonë të zellshëm për të mirën e jo vetëm kur jam unë me ju. 19Bijtë e mi, unë po kaloj për ju të njëjtat dhimbje si gruaja gjatë lindjes, derisa Krishti të marrë trajtë në ju. 20Do të doja të isha pranë jush tani e të flisja ndryshe, se nuk di ç'të bëj më me ju.
Hagara dhe Sara
21Më thoni ju, që doni të jeni nën ligj, a nuk e dëgjoni ligjin? 22Shkrimi thotë se Abrahami pati dy bij, një prej skllaves e një prej të lirës. 23Biri i skllaves lindi prej mishit, ndërsa biri i së lirës përmes premtimit të Perëndisë.
24Këto gjëra kanë tjetër kuptim. Dy gratë janë dy besëlidhje. Njëra, ajo prej malit Sinai që lind për skllavërim, është Hagara. 25Hagara, domethënë mali i Sinait në Arabi, përkon me Jerusalemin e sotëm, që është në skllavëri bashkë me bijtë e vet. 26Ndërsa gruaja e lirë përfaqëson Jerusalemin qiellor dhe është nëna jonë.
27Shkrimi thotë:
ngazëllohu ti shterpë,
ti që nuk lind,
kërce e bërtit nga gëzimi
ti që s'pate dhimbjet e lindjes,
se bijtë e të braktisurës
do të jenë më të shumtë
se të asaj që ka burrë.
28Ju, vëllezër, jeni bij të premtimit të Perëndisë, sikurse Isaku. 29Edhe tani ndodh si atëherë, kur ai që lindi prej mishit, përndoqi atë që kishte lindur përmes Shpirtit. 30Por çfarë thotë Shkrimi? Dëboje skllaven me të birin, pasi biri i skllaves nuk mund të jetë trashëgimtar bashkë me birin e së lirës. 31Kështu pra, vëllezër, ne nuk jemi bijtë e skllaves, por bijtë e së lirës.

Currently Selected:

Galatasve 4: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy