Mattheo 17
17
Krie e shtatëmbëdhjetëtë
1E pas gjashtë ditet, muarr Iisui Petronë edhe Iakovonë, edhe Ioannë vëllan’ e tij, e i hipi ata ndë një mal të lartë veçë mbënjanë.
2E u metamorfos (ndërroi të parëtë) përpara ature, e faqea e tij i ndriti posi Dielli, e rrobat’ e tij u bënë të bardha posi drita.
3E na e u duk nd’ata Moisiu edhe Ilia, e kuvëndoijnë bashkë me të.
4E Petrua u përgjegj, e i tha Iisuit: Zot, mirë është të rrimë navet këtu; ndë do, të bëjëmë këtu tre tënda, një për ti, e një për Mosinë, e një për Ilianë.
5E tek flit ai akoma, na, e erdhi një re e feksurë, e i mbuloi ata, e na, një zë nga reja që thosh: Kij është biri im i dashuri, që mb’atë prëhem unë, atit t’i digjoni.
6E si e digjuanë mathitejtë ranë përmbis mbi faqe të ture, e u frikuanë shumë.
7E Iisui erdhi pranë, e i zuri ata, e u tha: Ngreuni, mos u frikoni.
8E kur ngrijtinë sit’ e ture, s’panë ndonjë tjatër përveçme Iisunë vetëmë.
9E kur zbritn’ ata nga mali, i porsiti ata Iisui, e u tha: Mos thoi njeriut këtë që patë ngjera sa të ngjalletë nga të vdekuritë i biri njeriut.
10E e pietn’ atë mathitit e tij, e i thanë: Pse grammatejtë thonë dha, se Ilia do të vijë përpara?
11Edhe Iisui u përgjegj, e u tha ature, se Ilia vjen përpara, e do të vërë gjithë botënë ndë taks.
12Edhe u thom juvet se Ilia erdhi ndashti, po nuk’ e njohn’ atë, e i bënë atij, sa që deshnë. Kështu edhe i biri i njeriut do të pësojë nga ata.
13Ahiere kupëtuanë mathitejtë se për Ioannë vaptistinë ju thosh ature.
14E si erdh’ ata tek qe turm’ e njerëzet, erdhi nde ai një njeri, e ju përgjegj.
15E i thosh: Zot, le të të vijë likshtë për tim bir, se e zë bëtaja, e mundonetë shumë. Shumë herë bie ndë zjar, e shumë herë ndë ujë.
16E e pruva atë ndë mathiti të tua e nukë mundnë ta shëroijnë.
17Edhe Iisui u përgjegj, e i tha: O soj i pabesë edhe i shtrëmbërë, ngjera kur të jem me juvet? Ngjera kur të u duroj juvet? Bimani atë këtu.
18E e qërtoi atë Iisui, e dolli nga ai i paudhi, e u shërua atë sahat djali.
19Ahiere erdhë mathititë nde Iisui vetëmë mbënjanë, e i thanë: Pse navet nukë mundm ta krejëmë atë?
20Edhe Iisui u tha ature, se nukë besoni mirë. Se u thom me të vërteta, ndë paçi besë sa një koqe sinapit, do të thoi këtit malit: Ngreu këteje, e hajde atje, e do ta bëjë, e do të mos jetë ndë ju ndonjë që të mos bënetë.
21Po kij soj i djajet nukë del ndrishe, përveçme me të falturë, edhe me t’agjëruarë.
22E si vijnë ata rrotull ndë Galileë, u tha ature Iisui: Do të ipetë i biri njeriut ndë duar të njerëzet.
23E do ta vrasënë atë, e të tretënë ditë do të ngrihetë. E u helmuanë shumë.
24E si erdhë ata ndë Kapernaum, ju qasnë Petrosë ata që mbëjedhënë haraçetë, e i thanë: Dhaskali juaj nukë paguan haraçnë?
25U thotë: Paguan. E kur hiri ndë shtëpi, i tha atij më përpara Iisui: Si të duketë, Simon? Mbretërit’ e dheut nga cilëtë marënë të dhënatë a haraçnë? Nga bijt’ e ture, a nga të huajtë?
26E i thot’ atij Petrua: Nga të huajtë. I thot’ atit Iisui: nd’është kështu, të bijtë jan’ elefthero.
27Po që të mos skandhalisjëmë ata, hajde ndë det, e vurë angjistrënë, e atë pishk që të dalë përpara, ngree, e hapi gojën’ e tij, e do të gjeç një statirë, e si ta març atë, epua ature për mua, edhe për tij.
Zur Zeit ausgewählt:
Mattheo 17: ALTMK27
Markierung
Teilen
Kopieren

Möchtest du deine gespeicherten Markierungen auf allen deinen Geräten sehen? Erstelle ein kostenloses Konto oder melde dich an.
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.