LUKËSË 23
23
KAPTINA XXIII.
1Atëherë gjithë shumica e atyneve u ngrit, edhe e prunë te Pilati.
2Edhe filluenë me e përfolunë, tue thanë, se: Këte e gjetëm tue këthyem prapë kombinë, edhe tue përmbaitunë me i dhanë Kaisarit paga, tue thanë për vetëvetëhenë se ashtë Krishti mbëret.
3Edhe Pilati e pyeti, tue thanë: Ti je mbëreti i Iudevet? Edhe ai u përgjeq, e i tha: Ti po thue.
4Edhe Pilati u tha Krye-priftënavet edhe gjindëjesë: Nukë gjej ndonji faj te kyi nieri.
5Por ata qindrojshinë mbë fjalët, tue thanë, se: Përzien popullinë, tue mësuem ndëpër gjithë Iudenë, zanë fillë prei Galilesë ngysh këtu.
6Edhe Pilati kur ndëgjoi Galilenë, pyeti ndë asht’ ai nieri Galilean.
7Edhe kur e muer vesht se ashtë prei vendit pushtetit Herodit, e dërgoi te Herodi, sepse edhe ai ishte ndë Ierusalem nd’ato ditt.
8Edhe Herodi kur pa Iesunë, u gëzue fort, se kishte miaft kohë qi donte me e pamë, sepse kishte ndëgjuem shumë punë për ate; edhe shpërente me pamë ndonji shenjë bamë prei ati.
9Edhe e pyeste me shumë fjalë; por ai s’i përgjegjei kurrgja.
10Edhe Krye-priftënit’ edhe Shkruisitë rrijshinë tue përfolun’ ate fort shumë.
11Edhe Herodi bashkë me ushtëtorët’ e vet e bani mbë asgja, edhe e lueiti, edhe i veshi nji petk të ndriçim, edhe e dërgoi për-së-ri te Pilati.
12Edhe nd’ate ditë Pilati edhe Herodi u banë miq njiani me tietrinë, sepse përpara ishinë ndër anëmiqësi njiani me tietrinë.
13Edhe Pilati si thirri bashkë Krye-priftënit’ edhe të parët’ edhe popullinë,
14u tha atyne: Prutë këte nieri tek unë, se përzien popullinë; edhe qe unë tek e gjukova përpara jush, edhe s’gjeta ndonji faj te kyi nieri për sa të përfolunë thoni kundrë ati;
15por as Herodi; sepse u dërgova juve tek ai, edhe qe te s’ka bamë ndonji punë me udhë për vdekë;
16mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem.
17Edhe ishte nevojë për me u lishuem atyne nji nieri prei burgut për ditë feste.
18Edhe gjithe shumica bërtitnë, tue thanë: Ngreje këte, edhe na lisho Barabbanë,
19i cilli ishte hedhunë ndë burk për nji të përziem qi kishte bamë ndë qytet, edhe për vrasie.
20Për-së-ri pra Pilati u foli, sepse donte me e lishuem Iesunë.
21Por ata thërriçinë, tue thanë: Kryqëzoje, kryqëzoje ate.
22Edhe ai për së treti u tha atyne: Përse, ç’të keq bani kyi? S’gjeta as ndonji faj tek ai për vdekë; mbassi ta mundoj pra, kam me e lishuem.
23Por ata qindrojshinë me za të math, tue lypunë me u kryqëzuem ai; edhe zanet’ e atyneve edhe të Krye-priftënavet zishinë vend.
24Edhe Pilati e gjukoi me udhë të bahetë qish lypshin’ ata.
25Edhe u lishoi atyne ate qi ishte hedhunë ndë burk për të përziem e për vrasie, qi e lypshinë; edhe u dha atyne ndër duer Iesunë me bamë si të denë.
26Edhe si e çuenë jashtë, zunë nji farë Simon Kyrenian tue ardhunë prei arësë, edhe i vunë kryqinë mbi kraha me e prumë mbrapa Iesuit.
27Edhe e merrte mbrapa shumicë populli, e grash, të cillatë ndukeshin’ e bajshinë vajë për ate.
28Por Iesui u këthye, e u tha atyne: Bijat’ e Ierusalemit, mos qjani për mue, por qjani për vetëvetëhen’ edhe për dielmt tuei.
29Sepse qe te vinë ditt, qi keni me thanë: Të lumta janë shterbat’, edhe ata barqe qi nukë puellnë, edhe ata gjij qi nuk’ u thithnë.
30Atëherë do të fillojnë me u thanë malevet: Bini mbi ne; edhe kodravet: Na mbuloni.
31Sepse ndë qoftë se mbë drun’ e njomë bajnë këto, mbë të thatënë qish bahetë?
32Po biheshin’ edhe dy të tierë keq-bamësa për me u vramë bashkë me ate.
33Edhe kur erthnë mbë vend qi quhet’ i Kresë, atie kryqëzuen’ ate, edhe ata keq-bamësitë; njianinë për së diathti, edhe tietrinë për së rrëmakti.
34Edhe Iesui thoshte: O Atë, ndëjei ata; sepse nukë dinë se qish bajnë. Edhe ata si danë petkat’ e ati, shtinë shortë.
35Edhe populli rrinte tue vum ore. Edhe të parët’ e përqeshshinë bashkë me ata, tue thanë: Të tierë shpëtoi; le të shpëtojë vetëvetëhenë, ndë qoftë kyi Krishti, i sgjedhuni Perëndisë.
36Edhe luejshinë me ate edhe ushtëtorëtë, edhe afroheshin’, e bijshin uthullë,
37edhe thoshinë: Ndë je ti mbëreti i Iudevet, shpëto vetëvetëhenë.
38Edhe ishte shkruem mbi ate edhe nji përmbi-shkronjë me letëra Greqishte, e Romanishte, e Hebreishte: KYI ASHTË MBËRETI I IUDEVET.
39Edhe nji prei asi keq-bamësish qi ishinë varunë nemte ate, tue thanë: Ndë je ti Krishti, shpëto vetëhenë tande edhe neve.
40Por tietri u përgjeq, e qirtoi ate, tue thanë: Aspor s’ke frikë Perëndinë ti, se je ndë nji mundim me ate?
41Edhe na me udhë vuejmë, sepse marrim pagim sikurse na vëjen për sa punuem, por kyi s’punoi ndonji gja pavend.
42Mbasandai i thoshte Iesuit: Kujtomë, o Zot, kur të vish ndë mbëretënit tande.
43Edhe Iesui i tha: Për të vërtet po të thom - Sot ke me qenunë bashkë me mue ndë paradis.
44Edhe ishte afër gjashtë orë, edhe u ba errësinë mbë gjithë dhenë ngjysh mbë ndantë orë.
45Edhe dielli u errësue, edhe kurtina e tempullit u shqye për miedis.
46Edhe Iesui thërriti me za të math, e tha: O Atë, ndër duer të tua la shpirtinë t’em. Edhe si tha këto, dha shpirtinë.
47Edhe urdhën-qindësi, kur pa se qish u ba, lavdoi Perëndinë, tue thanë: Për të vërtet kyi nieri pasëka qenun’ i dreitë.
48Edhe gjithë gjindëja qi kishin’ ardhunë bashkë për me vum’ ore, kur panë se qish u ba, këtheheshinë tue rrafunë krahanorët’ e vet,
49Edhe gjith’ ata qi ngjifshin’ ate, kishinë ndenjunë për së largut, edhe ato gra qi e kishinë marrë mbrapa prei Galilesë, tue vum’ ore këto punë.
50Edhe qe nji burr qi quhei Iosef, i cilli ishte gjukatës, nieri i mirë dhe i dreitë,
51(kyi nukë qe ndenjunë bashkë ndë këshillet e ndë punët t’atyneve) prei Arimathesë qytetit Iudevet; edhe priste mbëretënin’ e Perëndisë edhe ai.
52Kyi erdhi për-anë Pilatit, e lypi korpin’ e Iesuit.
53Edhe si e sdrypi, e mpështuell me pëlhurë, edhe e vunë ndë nji vorr të latuem, qi aty kurkush s’ishte vumë kurrë ndonji herë.
54Edhe ishte dit’ e prende, edhe gëdhinte e shëtunë.
55E muernë mbrapa edhe gra, të cillatë kishin’ ardhunë bashkë me ate prei Galilesë, e panë vorrinë, edhe se si u vu korpi ati atie. Edhe u këthyen’ e banë gati aroma edhe vojna eret; edhe të shëtunën’ u prajtnë mbas porosisë ligjësë.
Valgt i Øjeblikket:
LUKËSË 23: DHRGKK72
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania