GJIONNIT 4

4
KAPTINA IV.
1Zoti pra si e muer vesht se Fariseitë ndëgjuenë, se Iesui ban edhe pagëzon ma tepërë
dishepuj se Gjionni,
2(ndonëse Iesui vetë nukë pagëzonte, por dishepujt’ e ati),
3la Iudenë, edhe vote prap ndë Galile.
4Edhe duhei me shkuem ndëpër Samarinë.
5Vien pra ndë nji qytet të Samarisë qi thohetë Sihar, afër’ asai arësë qi ia dha Iakobit Iosefit të birit vet.
6Edhe atie ishte pusi i Iakobit. Iesui pra mbassi ishte lodhunë prei udhësë, kështu ndejti mbi pust; edhe ora ishte afër gjashtë.
7Vien nji grue kah Samaria me nxierrë ujë. Iesui i thot’ asai: Më nep me pimë.
8(Sepse dishepujt’ e ati kishinë votunë ndë qytet, për me blemë ushqime).
9Grueja Samaritaneja i thotë pra: Qysh ti, tue qenunë Iude, lypën me pimë prei mejet qi jam nji grue Samaritane. - Sepse Iudeitë s’apin’ e s’marrinë me Samaritanët.
10Iesui u përgjeq e i tha asai: Ndë qoftë se dije dhunëtin’ e Perëndisë, edhe cilli asht’ ai qi të thotë - Më nep me pimë, - ti kishie me lypunë prei ati, edhe kishte me të dhan’ ujë të gjallë.
11Grueja i thotë: Zot, as kovë s’ke, edhe pusi asht’ i thellë; prei kah e ke ti pra ujët e gjallë?
12Mos je ti ma i math se ati ynë Iakobi, i cilli na ka dhanë këte pus, edhe ai vetë pinte prei këti, edhe të bijt’ e ati, edhe bagëtit’ e ati?
13Iesui u përgjeq e i tha asai: Gjithë-kush pi prei këti ujit, ka me i ardhun’ et prap,
14por ai qi pi prei ujit qi kam me i dhan’ unë, s’ka me i ardhun’ et për gjithë jetënë, por ai ujë qi kam me i dhan’ unë, ka me iu bamë krue qi rrieth ndë jetë të pasosëme.
15Grueja i thotë: Zot, më nep këte ujë, qi të mos më vijë et, as të mos vij këtu me nxierrë ujë.
16Iesui i thot’ asai: Shko, e thirr burrinë tand, edhe eja këtu.
17Grueja u përgjeq e tha: Nukë kam burr. Iesui i thot asai: Mirë the, se - Nukë kam burr,
18- sepse pate pesë burra; edhe ate qi ke tashti, nuk’ asht’ burri yt; këte e fole me të vërtet.
19Grueja i thotë: Zot, po shof se ti je profet.
20Atënitë t’anë adhuruenë mbë këte mal; e ju thoni se vendi, qi duhetë me adhuruem, ashtë ndë Ierusalem.
21Iesui i thot’ asai: Grue, besomë, se vien ora qi s’keni me adhuruem Atin’ as mbë këte mal, as ndë Ierusalem.
22Ju adhuroni ate qi nukë dini; na adhurojm’ ate qi dimë, se shpëtimi ashtë prei Iudevet.
23Por vien ora, edhe tashti ashtë, kur adhurëtorët’ e vërtetë kanë me adhuruem Atinë me frymë e me vërtetëni, sepse edhe Ati kësish kërkon me e adhuruem.
24Perëndia ashtë frymë, edhe ata qi e adhurojnë, duhetë me e adhuruem me frymë e me vërtetëni.
25Grueja i thotë: E dij se vien Messia, qi thohetë Krisht; ai kur të vijë, ka me na dhanë za për të gjitha.
26Iesui i thot’asai: Unë jam ai qi të flas.
27Edhe mbi këto fjalë erthnë dishepujt’ e ati, edhe u mërekulluenë, se po fliste me grue, por askushi s’tha: Qish kërkon? A qish flet me ate?
28Grueja pra la shtambën’ e vet, edhe vote ndë qytet, edhe u thotë nierëzevet:
29Ejani, e shifni nji nieri, qi më tha gjithë sa kam bamë; mos ashtë kyi Krishti?
30Duelnë pra prei qytetit, edhe erthnë tek ai.
31Edhe ndërmiet këtyne fjalëve dishepujt’ i luteshinë, tue thanë: Rabbi, ha.
32Por ai u tha atyne: Unë kam të ha nji të ngranë, qi ju nuk’ e dini,
33Dishepujtë pra i thoshinë njiani tietrit: Mos i pruni kushi me ngranë?
34Iesui u thot’ atyne: Të ngranëtë t’em ashtë me bamë dashunimin’ e ati qi më ka dërguem, edhe me mbaruem punët’ e ati.
35Nukë thoni ju, se jan’ edhe katër muej, edhe vien të korrëtë? Qe te po u thom juve: Ngreni përpietë sytë tuei, edhe shifni aratë, se janë të bardha për me u korrë tashti.
36Edhe ai qi korr merr pagë, edhe mbëleth pemë për jetën’ e pasosëme, qi të gëzohetë bashkë edhe ai qi mbiell, edhe ai qi korr.
37Sepse për këte fjalë del e vërtetë, se tietër asht’ ai qi mbiell, edhe tietër asht ai qi korr.
38Un’ u dërgova juve me korrë atë qi s’jeni munduem; të tierë u munduenë, edhe ju hytë ndë mundiet t’atyneve.
39Edhe prei ati qyteti shumë vetë kah Samaritanët’ i besuenë për fjalën’ e gruesë qi deshmoi, se: Më tha gjithë sa kam bamë.
40Samaritanëtë pra si erthnë tek ai, i luteshinë me mbetunë për-an’ atyneve; edhe mbeti atie dy ditt.
41Edhe shumë ma tepërë besuenë për fjalën’ e ati,
42edhe i thoshinë gruesë, se: Nukë besojmë ma për fjalënë tande, sepse na e ndëgjuem, edhe e ngjoftëm se kyi ashtë për të vërtet Krishti, Shëlbuesi i botësë.
43Edhe mbas dy ditsh duel prei andej, edhe vote ndë Galile.
44Sepse ai Iesui deshmoi, se as ndonji profet s’ka nder ndë dhe të vet.
45Kur erdhi pra ndë Galile, Galileanët’ e pritnë, mbassi kishinë pamë gjithë sa bani ndë Ierusalem për ditë feste, sepse edhe ata kishin’ ardhunë për ditë feste.
46Iesui pra erdhi prap ndë Kana të Galilesë, atie ku bani ujëtë venë. Edhe ishte nji nieri mbëretënie qi kishte sëmunë të birinë ndë Kapernaum.
47Kyi kur ndëgjoi se Iesui erdhi prei Iudesë ndë Galile, vote tek ai, edhe i lutei me srdypun’ e me shëndoshunë të birin’ e ati, sepse kishte për me vdekunë.
48Iesui pra i tha: Ndë mos pafshi shenje e mërekullia, s’keni me besuem.
49Nieriu i mbëretënisë i thotë: Zot, sdryp para se të vdesi çuni em
50Iesui i thotë: Shko, se yt bir rron. Edhe nieriu i besoi fjalësë qi i tha Iesui, edhe iku.
51Edhe ai kur po sdrypte tashti, shërbëtorët’ e ati hasnë me ate, edhe i dhanë za, tue thanë, se: Diali yt rron.
52I pyeti pra me marrë vesht mbë ç’orë u ba ma mirë. Edhe i thanë, se die mbë shtatë orë e lan’ ethetë.
53I ati pra e muer vesht, se mb’ate orë qi i tha Iesui, se: Yt bir rron, - edhe besoi ai, edhe gjithë shtëpia e ati.
54Këte mërekulli të dytë bani për-së-ri Iesui, si erdhi prei Iudesë ndë Galile.

Valgt i Øjeblikket:

GJIONNIT 4: DHRGKK72

Markering

Del

Kopiér

None

Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind