GJIONNIT 1

1
KAPTINA I.
1Çë përpara herës’ ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi.
2Këjo ishte çë përpara herësë me Perëndinë.
3Të gjitha u banë prei asai; edhe pa atë nuk’ u ba as ndonji gja prei asosh qi u banë.
4Nd’atë ishte jetë; edhe jeta ishte drita e nierëzëvet.
5Edhe drita ndrit nd’errësinët; edhe errësina nuk’ e muer vesht.
6Qe nji nieri dërguem prei Perëndiet, i cilli e kishte emninë Gjionn.
7Kyi erdhi për deshmi, qi të deshmojë për Dritënë, qi të besojnë të gjithë prei anës’ ati.
8Ai nuk’ ishte Drita, por qi të deshmojë për Dritënë.
9Ishte Drita e vërtetë, qi ndrit çdo nieri qi vien ndë botët.
10Ishte ndë botët, edhe bota u ba prei anës’ asai; por bota nuk’ e ngjofti.
11Erdhi mbë të veta, edhe të vetëtë nuk’ e pritnë.
12Edhe sa e pritnë, u dha pushtet me u bamë bij Perëndie, atyneve qi besojnë mb’emënit t’ati;
13ata nukë lenë prei gjaqesh, as prei dashunim burri, por prei Perëndiet.
14Edhe Fjala u ba mish, edhe ndejti ndër ne (edhe pam laftin’ e ati, porsi laft vetëm- lemi prei Atit), plot me hir e me vërtetëni.
15Gjionni deshmoi për ate, edhe bërtiti, tue thanë: Kyi ishte ai qi thashë - Ai qi vien mbas mejet, ashtë ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
16Edhe prei të mbushunit ati na të gjithë muerëm hir ndë vend hiri.
17Sepse ligja u dha prei anësë Moiseut, por hiri edhe vërtetënia u ba prei anësë Iesu Krishtit.
18Askushi s’e ka pamë kurrë Perëndinë; veç Vetëm-lemi Bir, qi ashtë ndë gji të Atit, ai e diftoi.
19Edhe këjo ashtë deshmia e Gjionnit, kur dërguenë Iudeitë prei Ierusalemi priftëna edhe Levita, për me e pyetunë: Cilli je ti?
20Edhe rrëfeu, edhe nukë mohoi; por rrëfeu, se: Unë nukë jam Krishti.
21Edhe e pyetnë: Qish pra, Elia je ti? Edhe tha: Nukë jam. Profeti je ti? Edhe u përgjeq: Jo.
22I thanë pra: Cilli je? Qi t’u përgjegjemi atyneve qi na kanë dërguem. Qish thue për vetëhenë tande?
23Tha: Unë jam “Zani ati qi bërtet ndë shkretinët, Dreitoni udhën’ e Zotit”, sikurse tha profeti Isaia.
24Edhe ata qi qenë dërguem ishinë prei Fariseish.
25Edhe e pyetnë, e i thanë: Përse pagëzon pra, kur nukë je ti Krishti, as Elia, as profeti?
26Gjionni u përgjeq atyne, tue thanë: Unë pagëzoj me ujë, por ndërmiet jush rri ai, qi ju nuk’ e dini.
27Kyi asht’ ai qi vien mbas mejet, i cilli ashtë ma i math se unë; ati unë s’jam i zoti me i sgjidhunë rrypin’ e shollësë.
28Këto u banë ndë Bethabara, përtej Iordanit, atie ku ishte Gjionni tue pagëzuem.
29Ndë nesëret Gjionni shef Iesunë tue ardhunë tek ai, edhe thotë: Qe Qengji i Perëndisë, qi ngre fajin’ e botësë.
30Kyi asht’ ai qi unë thashë për ate, se: Mbas mejet vien nji nieri, i cilli asht’ ma i math se unë, sepse ishte përpara mejet.
31Edhe unë nuk’ e ngjofta, por qi të diftohetë ndë Israel, përandai erdha unë me pagëzuem me ujë.
32Edhe Gjionni deshmoi, tue thanë, se: Pashë Shpirtinë Shenjt tue sdrypunë prei qielli porsi pullump, edhe ndejti mbi ate.
33Edhe unë nuk’ e ngjofta, por ai qi më dërgoi me pagëzuem me ujë, ai më tha: Përmbi cillinë të shofish Shpirtinë Shenjt tue sdrypun’ e tue ndenjunë mbi ate, Kyi asht’ ai qi pagëzon me Shpirtinë Shenjt.
34Edhe un’ e pashë, edhe deshmova, se kyi asht’ i Bir’ i Perëndisë.
35Ndë nesëret prap Gjionni ishte tue ndenjunë, edhe dy prei dishepujsh ati.
36Edhe kur shtiu syt’ e pa Iesunë tue ecunë, thotë: Qe Qengji i Perëndisë!
37Edhe ata dy dishepujtë ndëgjuenë’ ate tue folunë, edhe votnë mbrapa Iesuit.
38Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa Iesuit. Edhe Iesui kur u këthye, edhe pa ata tue votunë mbrapa ati, u tha atyne: Qish kërkoni? Edhe ata i thanë: Rabbi (qi ajo, këthyem, do me thanë Mieshtër), ku e ke të ndenjunitë?
39U thot’ atyne: Ejani edhe shifni. Erthnë edhe panë ku e kishte të ndenjunitë, edhe mbetnë për-an’ ati ate ditë, sepse ora ishte afër dhetë.
40Ishte Andreu i vëllai Simon Pietrit, nji prei asi të dysh qi ndëgjuenë prei Gjionnit për ate, edhe votnë mbrapa ati.
41Kyi ma përpara gjen të vëllan’ e vet Simonin’, edhe i thotë: Gjetëm Messinë, qi ajo këthyem, do me thanë Krishti.
42Edhe e pru te Iesui. Edhe Iesui shtiu sytë mb’ate, edhe tha: Ti je Simoni i bir’ i Ionait; ti do të quhesh Kefa, qi ajo këthyem do me thanë, Pietër [gur].
43Ndë nesëret Iesui deshi me dalunë ndë Galile, edhe gjen Filippin’, e i thotë: Merrmë mbrapa.
44Edhe Filippi ishte kah Bethsaida, prei qytetit Andreut edhe Pietrit.
45Filippi gjen Nathanaelin’, edhe i thotë: Kemi gjetun’ ate qi shkroi Moiseu ndë ligjët, edhe profetënitë, Iesunë të birin’ e Iosefit, qi ashtë prei Nazaretit.
46Edhe Nathanaeli i tha: A mundetë me dalunë ndonji gja e mirë prei Nazaretit? Filippi i thotë: Eja edhe shif.
47Iesui pa Nathanaelinë tue ardhunë tek ai, edhe thotë për ate: Shif Israelit me të vërtet, qi s’ashtë gënjeshtrë nd’ate!
48Nathanaeli i thotë: Ku më ngjef? Iesui u përgjeq e i tha: Para se të thërresi Filippi, kur ishie ndënë drut të fikut, të pashë.
49Nathanaeli u përgjeq e i tha: Rabbi, Ti je i bir’ i Perëndisë; ti je mbëreti Israelit.
50Iesui u përgjeq e i tha: Sepse të thashë - Të pashë ndënë drut të fikut, - beson? Ke me pamë ma të mëdha se këto.
51Mbasandai i thotë: Për të vërtet, për të vërtet po u thom juve - Çë tashti e mbaskëndai keni me pamë qiellinë hapët, edhe engjujt’ e Perëndisë tue hypun’ e tue sdrypunë mbi të birin’ e nieriut.

Valgt i Øjeblikket:

GJIONNIT 1: DHRGKK72

Markering

Del

Kopiér

None

Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind