Mattheo 4
4
Krie e katërtë
1Ahiere Iisui u pru nga shpirti ndë erimi, të guzitej nga i paudhi.
2E si agjëroi dizet dit edhe dizet net, pastaje i erdhi u.
3E u qas tek ai Djalli e i tha: Ndë është që je biri i Perndisë, thuaj të bënenë këto gurë bukë.
4E ai u përgjegj e i tha: Është shkruarë se njeriu jo me bukë vetëmë mund të rrojë, po edhe me çdo fjalë që del nga goja e Perndisë.
5Ahiere e mori atë Djalli, e e shpuri ndë shënt qutet e e vuri mbi kube të qishësë.
6E i tha atij: Ndë është që je i biri i Perndisë shtjerë vetëhenë poshtë, se është shkruarë, që do të porsitjë ndë Ëngjëllit’ e tij për ti, e do të të ngrenë ndë duar, të mos përpjeksh mbë gur këmbënë tënde.
7I tha atij Iisui: Pameta është shkruarë edhe këjo: Të mos piraks Zotnë tëndë Perndinë.
8Pameta e mori atë djalli e e hipën ndë një mal të lartë shumë, e i dëftoi atij gjithë mbretëritë e jetësë, edhe nderet e ture.
9E i tha atij: Do të t’i ap ti, ndë rafç të më faleç mua, gjithë këto.
10Ahiere i thotë atij Iisui: Hajde prapa meje satana, se është shkruarë: t’i faleç Zotit sit Perndisë, edhe atij vetëmë t’i apç lëvdim.
11Atëherë iku i paudhi nga ai, e ja erdhë ëngjëllt’ e e shërbeijnë.
12E si digjoi Iisui se Ioanni u paradhos, iku e vate ndë Galileë.
13E si iku nga Nazareti erdhi e mbeti ndë Kapernaum që është afër detit, ndë sinuar të Zavullonit edhe të Nefthalimit.
14Që të paguhetë ajo që u tha nga Profiti Isaiu, që thotë:
15“Dheu i Zavullonit, edhe dheu i Nefthalimit, [mb’] udhën’ e detit, përtej Iordhanit, Galilea e së pabesëvet.
16Llaoi që rrij ndë erësirë, pa dritë të madhe, edhe ata që rrijnë ndë erësi, edhe ndë skotadh të vdekëjësë dritë feksi mb’ata”.
17Ahiere nisi Iisui të dhidhaks, e të thosh: Metanoisni; se afër është Mbretëria e Qiellvet.
18E si ecën Iisui afër detit së Galileësë pa di vëllazër, Simonë që quhej Petro, edhe Andhreanë vëllan’ e tij, që vijnë rrjetëtë ndë det (se qenë pishkëtorë).
19E u tha ature: Ejani pas meje, e do t’u bëj juvet pishkëtorë të njerëzet.
20Edhe ata atë çast lanë rrjetëtë, e vanë pas tij.
21E si vate më teje, pa di të tjerë vëllazër, Iakovonë edhe Ioanë, të bijtë e Zevedheosë që rrijnë ndë varkë bashkë me baban’ e ture Zevedheonë, e dërtoijnë rrjetët’ e ture, e i thirri edhe ata.
22Edhe ata atë çast lanë varkënë edhe baban’ e ture, e vanë pas tij.
23E Iisui gjezdiste ndëpër gjithë Galileë, tuke dhidhaksurë ndë Sinagoje të ture, e tuke qiriksurë Ungjilln’ e mbretërisë, edhe shëron gjithë sëmundët’ e llaoit, e gjithë të ligatë.
24E ëmër i tij mori gjithë Sirianë, e bijnë nde ai gjith’ ata që qenë sëmurë keq, e vasanishesinë nga çdolloi sëmundë, edhe nga dhemonë, edhe nga bëtajë, edhe nga të mbajturë, e i shëron ata.
25Edhe nga Galilea erdhë shumë turmëra pas tij, edhe nga Dhekapoli, e Ierusalimi, e Iudhea, edhe përtej Iordhanit.
Valgt i Øjeblikket:
Mattheo 4: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.