Mattheo 2
2
Krie e ditë
1E si leu Iisui ndë Vithleem të Iudheësë, mbë ditë të mbretit Irodhit, na e vijënë ca magjishtjarë nga Anatolia ndë Ierusalim e thoshnë:
2Ku vall’ është mbreti i Çifutet që u le? Sepse pam illn e tij ndë Anatoli, e erdhm t’i falemi.
3E mbreti Irodhi si digjoi kështu u drodh, edhe bashkë me atë gjith’ Ierusalimi.
4E si mbëjodhi gjithë të parët’ e Priftëret edhe të Grammatepsurit’ e llaoit, e i pieti ata të mpson ku vallë lehetë Krishti.
5Edhe ata i thanë atit: Ndë Vithleem të Iudheësë, se ashtu është shkruarë nga Profiti.
6Edhe ti Vithleem vënd’ i Iudheësë nukë je far’ e vogëlë ndë zotërinj të Iudheësë, sepse nga teje do të dalë Zot, që ai do të kullotjë llaonë tim Israilnë.
7Ahiere Irodhi thirri Magjishtjarëtë fshehura, e mpsoi mirë nga ata kohënë që kur u duk illi.
8E si dërgoi ata ndë Vithleem, u tha: Hajdeni ndashti e si të mpsoni mirë për atë tuk eksetaksurë, e si ta gjenni, sillmëni edhe mua idhisi (haber) që të vij edhe unë t’i falem.
9Edhe ata si digjuanë fjalët’ e Mbretit, iknë. E ja përsëri illi që kishnë parë ndë Anatoli, e u shkon përpara ature, ngjera sa zbriti e mbeti atje tek qe djali sipër.
10E si panë illë, u gëzuanë gaz të madh fort.
11E si hinë brënda ndë shtëpi, çuanë djalënë bashkë me t’ëmën’ e tij Mariënë, e ranë mbë dhe, e ju falë atij; e hapnë hazinet’ e ture, e i dhanë dhurëti ar, edhe thimjamë, edhe smirnë.
12E si panë mbë gjumë të mos kthenenë nde Irodhi, iknë e vanë nga tjatërë udhë mbë vënd të ture.
13E pasi iknë ata, ja, Ëngjëll’ i Zotit ju duk ndë ëndërë të Iosifit, e i tha: Ngreu e merr djalënë edhe mëmën’ e tij, e ikë ndë Egjipto, e rri atje, ngjera sa të të thom unë, sepse Irodhi do të kërkojë djalënë ta vrasjë.
14Edhe ai si u ngre mori djalënë, edhe mëmën’ e tij natënë, e vate ndë Egjipto.
15E qëndroi atje ngjera ndë vdekëjë t’irodhit, që të paguhetë ajo që u tha nga Zoti me anë të Profitit, që thotë: Nga Egjiptoja e thirra birë tim.
16Ahiere si pa Irodhi që u qesh nga Magjishtjarëtë, u zëmërua fort, e dërgoi e vrau gjithë djelmtë që qenë ndë Vithleem, edhe ndë gjithë sinoret’ e saj që mbë di vjet e poshtë sikundrë mpsoi kohënë nga Magjishtjarëtë.
17Ahiere u pagua ajo që u tha nga Profiti Ieremia, që thosh:
18Zë u digjua ndë Rama, të qarë e të ulërijturë, e të rëkuarë shumë. Rahili qan djelmt e saj, e nukë duaj të parigorisej se nukë janë.
19E si vdiqi Irodhi, ja Ëngjëll’ i Zotit u duk mbë gjumë nde Iosifi ndë Egjipto.
20E i thotë: Ngreu, e mer djalënë, edhe mëmën’ e tij, e ecë mbë vënd të Israilit, sepse vdiqnë ata që kërkoijnë shpirtin’ e djalit.
21Edhe ai u ngre, e mori djalënë, edhe mëmën’ e tij, e erdhi mbë vënd të Israilit.
22E si mpsoi se mbretëron ndë Iudheë Arhellaoi ndë vënd të Irodhit babait së tij, u trëmb të vij atje, e si ju duk nd’ëndërë, vate ndë sinor të Galileësë.
23E erdhi e qëndroi ndë qutet që quhetë Nazaret, që të paguhetë ajo që u tha nga Profitëritë, se Nazareo do të thuhetë.
Valgt i Øjeblikket:
Mattheo 2: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér
Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.