Lluka 13
13
Krie e trembëdhjetëtë
1Mb’atë kohë qen’ atje përpara edhe ca që i thoshn’ atij për ata Galilejtë, që u përzeu Pillatua gjakn’ e ture bashkë me kurbane të ture.
2E u përgjegj Iisui, e u tha ature: Pandehni ju se këta Galilejtë u bënë më fajëtorë se nga gjithë Galilejtë, sepse besuanë të tilatë?
3Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni.
4A ata të tetëmbëdhjetë, që ra mbi ta taraca ndë Silloam, e i vrau ata, pandehni se këta qenë më fajëtorë nga gjithë njerëzitë që rrinë ndë Ierusalim?
5Jo, u thom juvet. Po ndë mos metanoiçi, gjith’ ashtu do të humbisni.
6Edhe u thosh këtë paravoli: Një njeri kish fitepsurë ndë vështë të tij një fik; e erdhi të kërkon mbë të pemmë, e nukë gjeti.
7E i thot’ atij që punon vështënë: Ja, tri vjet vij tuke kërkuarë pemmë mbë këtë fik, e nukë gjej. Pree atë, pse të lërë edhe vëndnë shkret?
8Edhe ai u përgjegj, e i tha atij: Zot, lee atë edhe këtë vit, ngjera sa të rrëmoj rrotullë tij, e t’i shtie plehë.
9E ndë bëftë pemmë, mirë, e ndë mos ta preç atë motnë që vjen.
10E qe që dhidhakste ndë sinaguaj një të shëtunë.
11E ja e vjen një grua që kish tetëmbëdhjetë vjet një Shpirt që e mban të sëmurë, e qe kamburjasurë, e nukë mund të ngrij sitë fare së lartit.
12E si e pa atë Iisui, e thirri afër, e i tha asaj: O grua, je lëshuarë nga sëmunda jote.
13E vuri duart’ e tij sipër mbi të, e atë çast u ngre lart, e u ndreq, e lëvdon Perndinë.
14E i pari i sinagojit u përgjegj tuke zëmëruarë, sepse e shëroi Iisui të shëtunë, e thosh ndë turmë: Gjashtë dit janë që mbë këto ësht’ e udhësë të punojëmë. Ndë këto dha ejani, e shërouni, e jo ndë ditë të shëtunë.
15Edhe Zoti ju përgjegj atij, e i tha: O njeri me di faqe, cilido nga juvet nukë zgjidh kan’ e tij, a gomarë nga grashti të shëtunë, e e shtie t’i apë ujë?
16E këtë që është e bij’ e Avraamit, që e ka lidhurë satanai ja tetëmbëdhjetë vjet, nukë duhej të zgjidhej nga këta të lidhurë ndë ditë të shëtunë?
17E kur thoshte ai këto fjalë turpëronishnë ata që i rrijnë kondr’ atij. E gjithë turma gëzonishnë për gjithë punët’ e nderçura që bënishnë prej si.
18E thoshte: Me çfarë gjëit ka të gjarë mbretëria e Perndisë? E me çfarë punë ta barabaris atë?
19Ka të gjarë me farë të sinapit, që e mori një njeri, e e mbolli ndë kofshtë të tij, e u rrit, e u bë bim’ e madhe, e erdhë e ndëjnë ndë dega të saj zogjt’ e Qiellit.
20E pagjene tha: Me çfarë punë të barabaris mbretërin’ e Perndisë?
21Ka të gjarë me ata brumë që një grua e nakatosi me tre matësë miell, ngjera sa u mbru gjithë.
22E vij tuke dhidhaksurë qutet mbë qutet, e fshat mbë fshat, e bën udhë prej Ierusalimit.
23E çocili i tha atij: Zot, ndë janë të pakë ata që sosenë? Edhe ai u tha ature:
24Forcouni të hini ndëpër derë të ngushtë, sepse u thom juvet, që shumë do të kërkojënë të hijënë, e do të mos mundjënë.
25Kur të ngrihetë i zoti i shtëpisë e të mbilljë derënë, do të ziri të rriji jashtë, e t’i biri derësë tuke thënë: Zot, o Zot, hapna nevet. E ai do t’u përgjegjetë, e do t’u thotë juvet: Nuk’ u di juvet nga jini.
26Ahiere do të nisni të thoi: Na hangrëm përpara teje, e pim, edhe ndë rrugëra tona dhidhakse.
27E do t’u thotë: U thom juvet, që nuk’ u di nga jini juvet. Mërgohuni nga meje juvet që bëjëtë paranomitë.
28Atje do të jetë të qarëtë e të dredhurit’ e dhëmbëvet, kur të shihni Avraamnë, edhe Isaaknë, edhe Iakovnë, edhe gjithë profitëtë ndë mbretëri të Perndisë, e juvet t’u nxjerënë jashtë.
29E do të vijënë botë nga del edhe nga perëndon Dielli, e prej veriut e notisë, e do të rrinë ndë mbretëri të Perndisë.
30E ja, janë të pastajmë, që ata do të jenë të parë, e janë të parë që ata do të jenë të pastajmë.
31Mb’atë ditë erdhë afër ca nga Farisejtë, e i thon’ atij: Dil, e ikë këteje, se Irodhi do të të vrasë tij.
32E u thot’ ature: Hajdeni e thoi kësaj dhelpërësë: Ja, që nxjer të paudhëtë, edhe bëj shërime sot edhe nesër, e të tretënë ditë teliosem.
33Po për sot edhe nesër e për ditënë që vjen duhetë të bëj udhënë time, se nukë mund të vritetë profit përjashta Ierusalimit.
34Ierusalim, Ierusalim, që vret profitëtë, e që shtip me gurë ata që dërgonenë tek teje, sa herë desha të mbëjedhë djelmt’ e tua, sikundrë mbëjedh pula zogjt’ e saj, ndënë pëndë të saj, e nukë deshtë.
35Ja që u lihetë shtëpia juaj e shkretë, e u thom juvet me të vërteta, që nukë do të shihni mua më ngjera sa të vijë që të më thoi: I bekuarë ai që vjen mb’ëmër të Zotit.
Valgt i Øjeblikket:
Lluka 13: ALTMK27
Markering
Del
Kopiér

Vil du have dine markeringer gemt på tværs af alle dine enheder? Tilmeld dig eller log ind
Albanian Tosk New Testament 1827 (transliterated from Greek to Latin) © Interconfessional Bible Society of Albania, 1827.
Dhiata e Re (Meksi Gjirokastriti) 1827 (Toskërisht) New Testament © Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale, 1827.