MATTHEUT 7
7
KAPITULLI VII.
1Mos gjukoni, qi të mos gjukoheni.
2Sepse me çfarë gjukimi gjukoni, keni me u gjukuem, edhe me çfarë matësi matni, kanë me u matunë juve përsëri.
3Edhe përse shikon teshënë qi ashtë ndë sy t’yt vëlla, edhe tranë qi ashtë ndë sy tand nuk’ e ndien?
4A si ke me i thanë t’yt vëlla: Le të nxier teshënë prei synit tand, edhe qe trau ku ashtë ndë sy tand?
5Hipokrit, nxir ma përpara tranë prei synit tand, edhe atëherë do të shofish mirë me nxierrë teshënë prei synit t’yt vëlla.
6Mos ipni gjan’ e shenjtënueme qenvet, as mos hidhni margaritarët tuei përpara thivet; drujse mos i shkelinë me kambët e tyne e mbasandai këthehen’ e shkelin edhe juve.
7Lypni, edhe do t’u ipetë juve; kërkoni, edhe keni me gjetunë; trakulloni, edhe do t’u çiletë juve.
8Sepse kushdo qi lypën merr; edhe ai qi kërkon gjen; edhe ati qi trakullon, do t’i çiletë.
9A cilli asht ai nieri prei jush, ndë lypt’ i biri bukë, mos ka me i dhanë gur?
10Edhe ndë lyptë peshk, mos ka me i dhanë gjarpën?
11Ndë qoftë pra se ju qi jeni të këqij, dini me u dhanë dhana të mira dielmvet tuei, sa më tepër’ Ati juei, qi ashtë ndë qillt, ka me u dhanë të mira atyneve qi lypinë prei ati?
12Gjithë sa doni pra me u bamë juve nierëzitë, kështu bani edhe ju atyneve, sepse këjo ashtë ligja edhe profetënitë.
13Hyni ndëpër derë të ngushtë, sepse e gjan’ ashtë dera, edhe e përhapët’ asht’ udha qi u shpie mbë të hupunit, edhe shumë vetë jan’ ata qi hyjnë ndëpër atë;
14sepse e ngusht’ ashtë dera, edhe e shtrëngut’ asht’ udha qi u shpie ndë jetët, edhe të pakë jan’ ata qi e gjejnë.
15Edhe ruhi prei profet-rrenësish, të cilltë vinë te ju me të veshunë dhensh, por përmbrenda jan’ ujq’ të rrëmbyeshim.
16Keni me i ngjofun’ ata prei pemëvet veta: mos mbledhinë rrush prei drizash, a fiq prei murrizash?
17Kështu çdo dru e mirë ban pemë të mira, por druj’ e keqe ban pemë të këqia.
18Druj’ e mirë s’mundetë me bamë pemë të këqia, as druj’ e keqe me bamë pemë të mira.
19Çdo dru qi s’ban pemë të mirë, këputet’ e hidhetë ndë ziarrm.
20E pra keni me ngjofun’ ata prei pemësh atyne.
21Jo kushdo qi më thotë: Zot, Zot, ka me hymë ndë mbëretënit të qillvet; por ai qi ban dashunimin’ e tim et qi ashtë ndë qillt.
22Shumë vetë kanë me thanë, nd’atë ditë: Zot, Zot, nukë profetizuem na mb’emënit tat, edhe mb’emënit tat nxuerm djemën, edhe mb’emënit tat bam shumë mërekullia?
23Por atëherë kam me u rrëfyem atyneve. Se kurrë s’u kam ngjofunë juve; ikni prei meje, ju qi keni punuem pa ligjë.
24Kushdo pra qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe i ban, kam me e përgjaitunë me nji nieri të mençunë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi shkamp të gurit;
25edhe ra shiu, e erdhën lumënat, e fryn erënat’, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie, por nuk’ u rrëxue, sepse ishte themeluem mbi shkamp të gurit.
26Por kushdo qi ndëgjon këto fjalët’ e mia, edhe s’i ban, ka me u përgjaitunë me nji nieri të marrë, i cilli koditi shtëpin’ e vet mbi ranët;
27edhe ra shiu, e erthnë lumënat’, e fryn’ erënat, edhe u përpoqnë mbas asai shtëpie; edhe u rrëxue, edhe e rrëxuemeja e asai ishte e madhe.
28Edhe Iesui kur mbaroi këto fjalë, gjindeja habiteshinë për predikimin’ e ati,
29sepse u predikonte atyneve sikurse me pasun’ urdhënë, edhe jo si Shkruisitë.
دیاریکراوەکانی ئێستا:
MATTHEUT 7: DHRGKK72
بەرچاوکردن
هاوبەشی بکە
لەبەرگرتنەوە
دەتەوێت هایلایتەکانت بپارێزرێت لەناو ئامێرەکانتدا> ? داخڵ ببە
Albanian Gegh New Testament Kostandin Kristoforidhi, 1872.
© Interconfessional Bible Society of Albania