YouVersion Logo
Search Icon

Ezekieli 35

35
1Fjala e Zotit m'u drejtua përsëri, duke thënë:
2"Bir njeriu, kthe fytyrën tënde nga mali Seir dhe profetizo kundër tij,
3dhe i thuaj: Kështu thotë Zoti, Zoti: Ja, unë jam kundër teje, o mal i Seirit. Do ta shtrij dorën time kundër teje dhe do të të kthej në një mjerim dhe në një shkreti.
4Do t'i kthej qytetet e tua në gërmadha dhe ti do të bëhesh një shkreti. Atëherë do të pranosh që unë jam Zoti.
5Sepse ti ke patur një armiqësi të vjetër dhe i ke dorëzuar bijtë e Izraelit në mëshirë të shpatës në kohën e fatkeqësisë së tyre, kur paudhësia e tyre kishte arritur kulmin.
6Ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "të ruaj për gjak dhe gjaku do të të ndjekë; duke qenë se nuk e ke urryer gjakun, gjaku do të të ndjekë.
7Kështu do ta katandis malin Seir në një mjerim dhe në një shkreti dhe do të shfaros ata që shkojnë dhe që vijnë.
8Do t'i mbush malet e tij me të vrarët e tij; në të gjitha kodrat e tua, në luginat e tua dhe në të gjitha përroskat e tua do të bien të vrarët nga shpata.
9Do të të katandis në një shkreti përjetë dhe qytetet e tua nuk do të banohen më; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti.
10Sepse ke thënë: "Këta dy kombe dhe këto dy vende do të jenë të mitë; ne do t'i zotërojmë", megjithëse aty ishte Zoti,
11ashtu siç është e vërtetë që unë rroj", thotë Zoti, Zoti, "unë do të veproj me po atë zemërimin tënd dhe me xhelozinë që ke treguar në urrejtjen tënde kundër tyre dhe do të bëhem i njohur në mes tyre kur të të gjykoj.
12Ti atëherë do të pranosh që unë, Zoti, kam dëgjuar të gjitha fyerjet që ke shqiptuar kundër maleve të Izraelit, duke thënë: "Janë të shkretuar; na janë dhënë neve për t'i gllabëruar".
13Me gojën tuaj jeni mburrur kundër meje dhe i keni shumuar fjalët tuaja kundër meje, kam dëgjuar çdo gjë".
14Kështu thotë Zoti, Zoti: "Kur gjithë toka do të gëzohet, unë do të të katandis në shkreti.
15Me qenë se u gëzove që trashëgimia e shtëpisë së Izraelit ishte katandisur në shkreti, unë do të veproj kështu me ty: do të bëhesh i shkretë, o mal i Seirit, madje edhe tërë Edomi. Atëherë do të pranojnë që unë jam Zoti".

Currently Selected:

Ezekieli 35: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in