YouVersion Logo
Search Icon

Ezekieli 19

19
1Ti larto një vajtim mbi princat e Izraelit dhe thuaj:
2"Ç'ishte nëna jote? Një luaneshë: rrinte shtrirë midis luanëve, rriste të vegjlit e saj në mes të luanëve të vegjël.
3Rriti një nga të vegjlit e saj që u bë një luan i vogël; mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
4Edhe kombet dëgjuan të flitet për të; ai u kap në gropën e tyre dhe e çuan të lidhur në vendin e Egjiptit.
5Kur ajo pa që pritja po zgjatej dhe shpresa e saj ishte e humbur, mori një tjetër nga të vegjlit e saj dhe e rriti sa u bë një luan i vogël.
6Ai shkonte dhe vinte midis luanëve; u bë një luan i vogël, mësoi të shqyejë prenë dhe përlau njerëz.
7Mësoi vendet e tyre të shkretuara dhe shkatërroi qytetet e tyre; vendi e gjithçka që kishte u shkretua nga zhurma e vrumbullimit të tij.
8Por kundër tij erdhën kombet e të gjitha krahinave fqinje, vendosën kundër tij rrjetën e tyre dhe ai u kap në gropën e tyre.
9E vunë të lidhur në një kafaz dhe e çuan te mbreti i Babilonisë; e çuan në një fortesë, me qëllim që zëri i tij të mos dëgjohej më mbi malet e Izraelit.
10Nëna jote ishte si një hardhi e mbjellë pranë ujërave; ishte e harlisur dhe kishte shumë degë nga uji i bollshëm.
11Kishte degë të forta të përshtatshme për skeptra mbretërorë, ishte ngjitur lart midis degëve gjetheshumë dhe shquhej në shtatin e saj për degët e shumta të saj.
12Por u çrrënjos me tërbim dhe u hodh për tokë; era e lindjes ia thau frytin; degët e saj të forta u shkëputën dhe u thanë, zjarri i përpiu.
13Tani është mbjellë në shkretëtirë në një tokë të thatë dhe të etur për ujë;
14Një zjarr ka dalë nga një shermend i degëve të saj dhe ka përpirë frytin e saj; në të nuk ka më asnjë degë të fortë të përshtatshme për skeptra mbretërorë". Ky është një vajtim dhe do të jetë një vajtim.

Currently Selected:

Ezekieli 19: ALBB

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in