1 i Samuelit 7
7
1Atëherë njerëzit e Kiriath-Jearimit erdhën, e çuan lart arkën e Zotit dhe e vendosën në shtëpinë e Abinadadit në kodër, dhe shenjtëruan të birin Eleazarin që të ruante arkën e Zotit.
2Shumë kohë kishte kaluar nga dita që arka ishte vendosur në Kiriath-Jearim; kishin kaluar njëzet vjet dhe tërë shtëpia e Izraelit i ankohej Zotit.
3Atëherë Samueli i foli tërë shtëpisë së Izraelit, duke thënë: "Në rast se ktheheni tek Zoti me gjithë zemër, hiqni nga gjiri juaj perënditë e huaja dhe Ashtarithin dhe mbani zemrën tuaj tek Zoti dhe
4Kështu bijtë e Izraelit hoqën mënjanë Baalët dhe Ashtarothët dhe i shërbyen vetëm Zotit.
5Pastaj Samueli tha: "Mblidhni tërë Izraelin në Mitspah dhe unë do t'i lutem Zotit për ju".
6Kështu ata u mblodhën në Mitspah, morën ujë dhe e derdhën përpara Zotit; pastaj po atë ditë agjëruan dhe atje thanë: "Kemi mëkatuar kundër Zotit". Samueli i gjykoi bijtë e Izraelit në Mitspah.
7Kur filistenjtë mësuan që bijtë e Izraelit ishin mbledhur në Mitspah, princat e filistenjve u nisën kundër Izraelit. Kur bijtë e Izraelit dëgjuan këtë patën frikë nga filistenjtë.
8Atëherë bijtë e Izraelit i thanë Samuelit: "Mos e ndërpre klithmën tënde për neve tek Zoti, që ai të na shpëtojë nga duart e filistenjve".
9Kështu Samueli mori një qengj pirës dhe e ofroi tërësisht si holokaust Zotit; Samueli i thirri Zotit për Izraelin dhe Zoti ia plotësoi kërkesën.
10Ndërsa Samueli ofronte holokaustin, filistenjtë u afruan për të sulmuar Izraelin; por Zoti bubulloi me buçimë të madhe kundër filistenjve dhe i ngatërroi deri në atë pikë sa u mundën para Izraelit.
11Njerëzit e Izraelit dolën nga Mitspahu, i ndoqën filistenjtë dhe i mundën deri poshtë Beth-Karit.
12Atëherë Samueli mori një gur e ngriti midis Mitspahut dhe Shenit dhe e quajti Eben-Ezer, duke thënë: "Deri këtu Zoti na ka ndihmuar".
13Kështu filistenjtë u poshtëruan dhe nuk u kthyen më të shkelin territorin e Izraelit; dhe dora e Zotit u ngrit kundër filistenjve gjatë gjithë kohës së Samuelit.
14Edhe qytetet që filistenjtë i kishin marrë Izraelit iu kthyen Izraelit, nga Ekroni deri në Gath. Izraeli çliroi territorin e tij nga duart e filistenjve. Dhe u vendos paqja midis Izraelit dhe amorenjve.
15Samueli qe gjykatës i Izraelit gjatë gjithë jetës së tij.
16Çdo vit ai i binte përqark Bethelit, Gilgalit dhe Mitspahut dhe ushtronte funksionin e gjyqtarit të Izraelit mbi tërë këto vende.
17Pastaj kthehej në Ramah, sepse aty ishte shtëpia e tij. Aty e gjykonte Izraelin dhe po aty ngriti një altar për Zotin.
Currently Selected:
1 i Samuelit 7: ALBB
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in