YouVersion Logo
Search Icon

Š. Matéu 12

12
Krie XII.
1Nd’ at mot vate Dšesúi njéi te štúnie ndemés te mbiéljavet: e δišípuljit e tîje kišen û, e zûn te χíljkjejen kalinje, e te χajen.
2E Fariserat pâr kte, i θân atîje: Ši δišípuljit tnte bnjen tše se mund benet nde te štunet.
3E aí θa atire: Nng δiavastit tše beri Daviδi, kûr pat û, e atá tšeen me té:
4Se χiri aí te špia e Tinzoti, e χnger bukte e autarit, tše nng i ngit atîje te χâje, ne atire, tšeen me té, mosse príftravet vetem?
5O ng δiavastit te ljedža se nde te štunat priftrat te kjiša kepútenjen te štunen, e jân pa‐ftesur?
6Ju θom prana, se ktu ešt nje mé i maθ se kjiša.
7E nde kišet njoχur, tše ešt: Ljipisî dua, e jo sagrifitse: nng kišet kundanartur te pa‐ftesmit:
8Pse i Biri njeríut ešt i zoti eδé te štunes.
9E nisur atêje, vate te sinagoga e tire.
10E njô nje burr tše kiš doren e θât, e e píejtin, tue θn: Nde jipet nde te štunat te šerônje? se t’ e ngaljésien.
11E aí θa atire: Tsilji ešt nder ju, tše kâ nje delje te vetme, e nde kejó tek e štúnia i rafte nde nje grop, nng e rrembén, e e ngrên?
12Po sâ njeríu ešt mê i mîr se nje delje? Prandái nder te štunat mund bnje mîr.
13Aχíera i θot njeríut: Ndêj doren tnde. E e ndéiti, e u‐prúar e têr si jatra.
14Fariserat prana tše dúaltin atêje, múartin kundzilje kunter atîje, si te birjen.
15E Džesúi tše e dîje iku atêje: e vân pas atîje gjinde šûm, e šerói gjiθ atá:
16E kumandói atire te mos e kalzojen.
17Sa te beχej tše u‐θa ka Isaía proféti, tše θot:
18Njô dialji im, tše ú sgjoδa, i dášuri mîr i im, tek u‐ndnde zémera ime. Ú vê špirtin tim mbi até, e aí rrefíen džuδidzin gjíndevet.
19Nng bn tsîlje, nng θerrét, e mosnjerî gjegjen kjátsevet vudžen e tîje:
20Nng tšân kálmerin e piást, e mitšin tšé bn kamnúa nng šúan, njera tše te múndenje ljedža:
21E nd’ émerit tîje gjindet pantéχenjen.
22Aχíera u‐bê perpara atîje nje i zn ka špirti χúaje, i verber eδé mung, e e šerói sa i vérberi e mungu fjit, e šiχ.
23E kjindrojen me grik χapte gjindet, e θojen: Mos ešt kî i biri Daviδit?
24Fariserat prana gjegjur kte, θân: Kî nng ndzíer δimonte mosse me Beldzebubin kréin e δimonvet.
25E pâr Džesúi trût e tire, i θa: Nga rregjerî e ndáitur nde vetχên, bnet e škret: e nga χôr, o špî e ndáitur nde vetχên, nng rrejiret.
26E nde satanassi ndzíer satanassin, u‐ndâ mbe vetχên: si kâ te rrie štúara rregjería e tîje?
27E nd’ ú per Beldzebubin ndzíer špirtrat e χúaje, biljte tâje per ke i ndziéren? Per kte atá kân te jên júδeerat tâje.
28Nd’ ú prana per Špirtin e Tinzoti ndzíer špirtrat e χúaje, mandái erθ mê pâr mbi ju rregjería e Tinzoti.
29O si mund χĩnje njeríu te špia e te fortit, e ti kalônje mbroljat e tîje, nde mos ljiθte perpara te fortin? e aχíera mund i džéšenje špîn e tîje.
30Aí tše nng ešt me mua, ešt kunter meje: e aí tš’ ng mbiéθ me mua, šprišen.
31Per kte ju θom: Nga ftesme, e malkím i ndeljenet njérezvet, po malkimi i Špirtit nng i ndeljenet.
32E kuš θefte nje fiâlje kunter Birit njeríut, i ndeljenet atîje: kuš prana e θefte kunter Špirtit šéit, nng i ndeljenet jo te kjo jet, jo te ajó tše kâ te vĩnje.
33O bni árvurin te mîr, e frutin e tîje e bni te mîr: o bni árvurin te ljik, e frutin e tîje e bni te ljik: pse ka fruti njiχet árvuri.
34Rratsîm anapremteš, si mund fóljeni šurbise te mira, po tše jini te ljikje? pse ka te mburúarit e zémeres golja fiét.
35Njeríu i mîr ka terzúari mîr i zémeres ndzíer te mirat: e njeríu ljik ka terzúari ljik ndzíer te ljigat.
36Eδé ju θom, se nga fiâlje e mbrazet, tše θefšin njérezit, per até kan japen kunt te dita e džuδidzit.
37Pse ka fiáljet tnde ke te kêš δn ljikj, e ka fiáljet tnde ke te jêš i kundanartur.
38Aχíera u‐pergjékjetin ditsá nder Skribrat e Fariserat, tue θn: Δáskalje, dúami te šomi ka ti nje sinjâl.
39E aí pergjegjur θa atire: Dženeratsiûn e ljîge, e e škatarrúar kerkón sinjâl: e sinjâl nng i jipet ašâje, mosse sinjali Džones profétit.
40Pse si Džona kje te barku balenes trî dit, e trî nat, keštú kâ te rrie i Biri njeríut te zémera e δéut trî dit, e trî nat.
41Burrat Ninivitra ngreχen te džuδidzi me ket dženeratsiúne, e e kundanárenjen: se atá bẽ̂n peniténdzie nde te preδikárturit e Džones. E njô ktu ešt nje mê i maθ se Džona.
42Rregjereša e miesdítese ngreχet te džuδidzi me ket dženeratsiúne, e e kundanaren: pse erθ ka s’ ê mê δê se te gjegjet urtesîn e Salamunit, e ši ktu nje mê i maθ se Salamuni.
43Kûr pra špirti i pergúar daljte ka njeríu, štiχet per vende pa‐úje, tue kerkúar te préitur, e nng e gjn.
44Aχíera θot: Prírem te špia ime, ka dola. E arδur e gjet mbrazet, šîjetur, e stoljisur.
45Aχíera vete, e merr me té njeter štat špírtera mê te ljikje se aí, e χíjetur rrîn atié: e te prásemet dit te atîje njeríu beχen mê te ljiga se te parat. Keštú i vién eδé kesái dženeratsiúnie te kekje.
46Si aí fjit gjíndevet, njô e jema, e te vlézerit e tîje rrijen jašt, tše kerkojen ti fjísejen.
47E nje i θa: Ši se jat’ êm, e tû vlezer rrîn jašt, tše kerkonjen te te fiásen.
48E aí pergjegjur, θa atîjee i fóljneje: Kuš ešt mema ime, e kuš jân vlézerit tim?
49E ndéitur doren mbi δišípuljit e tîje, θa: Njô mema ime, e vlézerit e mî.
50Pse kušdó te bnje veljemen e Tates tim, tše ešt nder kjíelet: aí ešt vlau im, e moter, e même.

Currently Selected:

Š. Matéu 12: AAE1869

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

Free Reading Plans and Devotionals related to Š. Matéu 12

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy