YouVersion Logo
Search Icon

Mateu 21

21
Hymja në Jerusalem
1Kur iu afruen Jerusalemit e mbërritën në Betfagë, në malin e Ullinjve, Jezui dërgoi dy nxanës 2e u tha: «Shkoni në fshatin kundruell jush e menjëherë do të gjeni lidhun një gomaricë me një visk. Lirojini e m'i sillni mue. 3Nëse ndokush ju thotë gja, thoni: "Zoti ka nevojë për ta. Do t'i nisë menjëherë"». 4Kjo ndodhi që të plotësohej çka qe thanë me anë të profetit:
5 thuejiuni bijës së Sionit:
ja, mbreti yt po vjen te ti,
i butë e kaluer mbi gomaricë,
e në një visk, zog të kafshës bartore.
6Nxanësit shkuen e banë siç i urdhnoi Jezusi. 7I grahën gomaricës me visk, hodhën petkat mbi ta dhe e ulën Jezuin mbi ta.
8Një turmë e gjanë shtroi në rrugë petkat e veta e disa të tjerë këputnin degët e pemëve e i shtronin në rrugë. 9Turmat që i prinin dhe ata që e ndiqnin, bërtitnin:
«Hosana birit të Davidit,
bekue ai që vjen në emën të Zotit,
Hosana në naltësi!».
10Kur hyni në Jerusalem, u trazue mbarë qyteti e thonin: «Kush asht ky?». 11Turmat thonin: «Ky asht profeti Jezus, ai nga Nazareti i Galilesë».
Pastrimi i tempullit
12Jezusi hyni në tempull e qiti jashtë të gjithë ata që ishin tue shirtë e tue ble në tempull. Përmbysi edhe tryezat e këmbyesve, edhe ndenjëset e tregtarëve të pëllumbave. 13Dhe u tha: «Asht e shkrueme:
shtëpia ime
do të thirret shtëpi lutjeje,
por ju batë shpellë cubash».
14Në tempull, iu afruen të verbtë e të çalë dhe ai i shëronte. 15Por, kryepriftënt e shkrestarët, tue pa mrekullitë që bani dhe fëmijët që thërrisnin në tempull: «Hosana Birit të Davidit!», u tërbuen 16e i thanë: «A ndigjon çka po thonë këta?». Jezusi u tha: «Po. A nuk e keni lexue kurrë: nga goja e fëmijëve dhe e ferishteve do ta gatitësh lëvdimin?». 17Atëher i la e doli përjashta qytetit, në Betani. E atje e kaloi natën.
Mallkimi i fikut
18Në nadje, tue u kthye në qytet, e zuni uria. 19Kur pa një fik anës rrugës, iu afrue, por nuk gjeti asgja, përveç gjetheve, prandaj i tha: «Mos daltë ma fryt prej teje deri në amshim!». E fiku u tha përnjëherësh. 20Kur nxanësit e panë, u mahnitën e thanë: «Si u tha përnjëherësh fiku?». 21Jezusi u përgjigj: «Vërtet po ju them, po të keni besim e të mos ndërdysheni, nuk do t'i bani fikut vetëm këtë, por, po t'i thoni këtij mali "çohu e hidhu në det", do të ndodhë. 22Çkado të lypni në lutje me besim, do ta merrni».
Pushteti i Jezuit
23Kur hyni në tempull e po mësonte, kryepriftënt e pleqtë iu afruen dhe e pyetën: «Me ç'pushtet i ban këto? Kush ta ka dhanë këtë pushtet?». 24Jezusi u tha: «Edhe unë do t'ju pyes për një çështje. Nëse më përgjigjeni, edhe unë do t'ju them me ç'pushtet i baj këto. 25Pagëzimi i Gjonit, prej kah vinte? Prej qiellit apo prej njerëzve?». Por ata mendonin me vete: «Po të themi "Prej qiellit", do të na thotë: "Pse, pra, nuk i besuet?". 26Po të themi "Prej njerëzve", i druhemi turmës, se të gjithë e mbajnë Gjonin për profet». 27Prandaj iu përgjigjen Jezusit: «Nuk e dimë». E ai u tha: «As unë nuk ju them me ç'pushtet i baj këto».
Dy djem, dy përgjigje
28«Si mendoni? Një njeri kishte dy djem. Shkoi e i tha të parit: "Bir, shko sot e puno në vresht". 29Ai iu përgjigj: "Nuk due". Por, mbasandej, u ndërroi mendje e shkoi. 30Shkoi te tjetri e i tha poashtu. Ai iu përgjigj: "Po, zot". E nuk shkoi. 31Cili prej të dyve kreu vullnetin e atit?». I thanë: «I pari». Jezusi u tha: «Vërtet po ju them se tagrambledhësit dhe laviret shkojnë para jush mbretërinë e Hyut. 32Se erdhi Gjoni te ju në udhën e drejtësisë, por nuk i besuet, mirëpo tagrambledhësit dhe laviret i besuen. Ndërsa ju patë e nuk ndërruet mendje mandej, për me i besue».
Vreshtarët e mbrapshtë
33«Ndigjoni një tjetër shëmbëlltyrë. Një kryeshtëpiak mbolli një vresht, i vuni gardhin rrotull, hapi një gropë për tork, nëdrtoi një kullë, ua dorëzoi bujqve dhe u nis për udhë. 34Kur u afrue koha e të vjelave, dërgoi shërbëtorët e vet te bujqit, me marrë të vjelat e veta. 35Por bujqit i morën shërbëtorët e tij dhe dikë e rrahën, dikë e vranë e dikë e mbytën me gurë. 36Prapë u dërgoi shërbëtorë të tjerë, ma shumë se të parët, popr vepruen njësoj me ta. 37Në fund u dërgoi të birin, tue thanë: "Me tim bir do të sillen mirë". 38Por, bujqit, kur panë birin, thanë me vete: "Ky asht trashëgimtari. Ejani ta vrasim e të marrim në pronë trashëgiminë e tij". 39E kapën, e nxorën jashtë vreshtit dhe e vranë. 40Kur të vijë i zoti i vreshtit, çka do t'u bëjë këtyne bujqve?». 41Ata i thanë: «Do t'i rrënojë keqas dhe vreshtin do t'ua japë bujqve të tjerë, të cilët që do t'ia dorëzojnë të vjelat në kohën e tyne». 42Jezusi u tha: «A nuk keni lexue kurrë në Shkrime:
guri, që ndërtuesit e përjashtuen,
u ba guri i qoshes.
Prej Zotit erdhi kjo
dhe asht mahnitëse për sytë tanë?».
43Prandaj po ju them: «Mbretnia e Hyut do t'ju hiqet juve e do t'i jepet një kombi që do t'ia qesë. 44Kush bjen mbi këtë gur, do të copëtohet. Nëse ai bjen mbi dikënd, do ta shtypë».
45Kur kryepriftënt dhe farisejtë i ndigjuan shëmbëlltyrat e tij, e morën vesh se po fliste për ta 46dhe lypnin me e kapë, por u trembeshin turmave, që e mbanin për profet.

Currently Selected:

Mateu 21: DHRG

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in