Luka 4:9-12
Luka 4:9-12 DHRG
Porse djalli e çoi në Jerusalem dhe e vuni në kulmin e tempullit e i tha: «Nëse je bir i Hyut, hidhu poshtë prej këtu, se asht e shkrueme: Engjëjve të vet ka me i urdhnue për ty, me u përkujdesë për ty dhe mbi duer kanë me të mbartë, që të mos hasë në gur kamba jote ». Por Jezusi iu përgjigj e tha: «Ka qenë thanë: mos e sprovo Zotin, Hyun tand ».