Titit 3:3-7
Titit 3:3-7 AL1
Dikur edhe ne ishim të marrë, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave e të epsheve të ndryshme. Ne jetonim në ligësi e në smirë, të urryer e duke urryer njëri-tjetrin. Por kur u shfaq për njerëzit mirësia dhe dashuria e Perëndisë, shpëtimtarit tonë, ai na shpëtoi, jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie që bëmë ne, por për shkak të mëshirës së tij, përmes larjes së rilindjes e përtëritjes që Shpirti i shenjtë kryen në ne. Këtë Shpirt të Shenjtë ai e dikoi mbi ne pa u kursyer, përmes Jezu Krishtit, shpëtimtarit tonë, që ne, duke u bërë të drejtë prej hirit të tij, të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar që është shpresa jonë.