YouVersion Logo
Search Icon

Kënga e këngëve 6

6
Mikeshat
1Ku shkoi i shtrenjti yt,
o e bukura ndër gra?
Nga ktheu i shtrenjti yt,
që me ty ne ta kërkojmë?
Ajo
2Zbriti i shtrenjti im kah kopshti i vet,
kah lehet e erëzave,
kah kullotat e kopshteve,
lilakë për të këputur.
3Të shtrenjtit tim i përkas unë
e mua m'përket i shtrenjti im,
ai që ndër lilakë kullot.
Poema e pestë
Ai
4E bukur je, o mikja ime, porsi Tirca,
e hijshme si Jerusalemi,
madhështore si flamujt e shpalosur.
5Hiqi sytë e tu prej meje,
se m'i morën mendtë,
flokët e tu si tufa e dhive,
tatëpjetë Gileadit.
6Dhëmbët e tu si grigjë shqerrash
të gjitha dalë nga larja
mbarsur me binjakë,
se asnjëra s'mbet pa pjellë.
7Porsi thelë shege janë mollëzat e tua
përtej vellos sate.
8Gjashtëdhjetë janë mbretëresha,
tetëdhjetë shemra
e të panumërta vashat.
9E pashoqe është ajo,
pëllumbesha ime, e përkryera ime,
e vetme ajo për nënën e vet,
që të dëlirë e lindi.
E shohin vashëzat
dhe e quajnë të lume.
Mbretëreshat e shemrat
lavde asaj i thurin.
10«Kush është kjo, që del si agu,
e bukur si hëna e plotë,
e çiltër porsi dielli,
madhështore si flamujt e shpalosur?».
Ajo
11Zbrita në kopshtin e arrave
të shihja në vaun e bleruar
në kish buluar hardhia
e shegët në kishin çelur.
12S'di se si m'u ënd të rrija
në qerren e popullit tim fisnik.

Currently Selected:

Kënga e këngëve 6: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in