YouVersion Logo
Search Icon

Ruta 3

3
Ruta dhe Boazi
1Naomi, e vjehrra, i tha Rutës: «Bija ime, do të kërkoj për ty një shtëpi të qetë ku të jesh e lumtur. 2Boazi, me shërbëtoret e të cilit mblodhe kallinj, është i afërmi ynë. Ja, sonte ai do të shijë elbin në lëmë. 3Lahu, lyhu me erë të mirë, hidh mbulojën dhe shko te lëmi, por mos e lër të të shohë derisa të ketë mbaruar së ngrëni e së piri. 4Kur të shtrihet, shiko vendin ku fle dhe pastaj shko, zbulo këmbët e tij dhe shtrihu aty. Do të të thotë ai se çfarë duhet të bësh». 5Ruta iu përgjigj: «Do të bëj gjithçka që më the». 6Pastaj shkoi në lëmë dhe bëri siç e kishte porositur e vjehrra.
7Boazi hëngri e piu sa iu kënaq zemra dhe shkoi të shtrihet pranë pirgut të elbit. Fshehurazi shkoi edhe Ruta, ia zbuloi këmbët dhe u shtri. 8Aty nga mesi i natës, Boazi u drodh në gjumë dhe, kur u kthye në krahun tjetër, pa një grua të shtrirë te këmbët e tij. 9Ai e pyeti: «Kush je ti?». Ajo iu përgjigj: «Jam unë, Ruta, shërbëtorja jote. Shtrije mbulesën mbi shërbëtoren tënde, sepse ti ke të drejtën të kujdesesh për mua». 10Atëherë Boazi i tha: «Të bekoftë Zoti, bija ime, sepse tani ke treguar mirësi edhe më të madhe se më parë, duke mos shkuar pas djemve të rinj, të varfër a të pasur. 11Prandaj, mos ki frikë, bija ime. Do t'i bëj të gjitha ato që thua, sepse të gjithë njerëzit e qytetit tim e dinë se ti je një grua e virtytshme. 12Është e vërtetë që unë jam një nga të afërmit që ka të drejtën të kujdeset për ty, por është edhe një tjetër, më i afërt se unë. 13Sonte rri këtu. Nëse në mëngjes ai merr përsipër të kujdeset për ty, mirë; le të kujdeset ai për ty. Nëse ai nuk do të dojë të kujdeset për ty, atëherë pasha Zotin do të kujdesem unë. Shtrihu e fli deri në mëngjes». 14Ruta u shtri për të fjetur te këmbët e Boazit deri në mëngjes dhe u ngrit para se ta dallonte njeri, sepse Boazi i kishte thënë që të mos e merrte vesh njeri se Ruta kishte shkuar në lëmë. 15Boazi i tha: «Hiqe shallin që ke veshur dhe mbaje!». Ruta e mbajti dhe Boazi i hodhi gjashtë masa elbi. Pastaj ia hodhi mbi supe dhe u kthye në qytet. 16Kur Ruta u kthye tek e vjehrra, ajo i tha: «Si shkoi, bija ime?». Atëherë Ruta i tregoi gjithçka që kishte bërë Boazi për të 17dhe shtoi: «Më dha edhe këto gjashtë masa elbi e më tha: “Mos u kthe duarzbrazur te vjehrra jote”». 18Naomi i tha: «Qëndro këtu, bija ime, derisa të marrësh vesh sesi do të shkojë kjo punë. Boazi nuk do të rrijë pa e mbaruar sot këtë gjë».

Currently Selected:

Ruta 3: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy