YouVersion Logo
Search Icon

Ruta 1:16-22

Ruta 1:16-22 AL1

Ruta i tha: «Mos këmbëngul që të të lë vetëm e të kthehem pas. Ku të shkosh ti do të shkoj edhe unë. Ku të rrish ti do të rri edhe unë. Populli yt do të jetë populli im dhe Perëndia yt do të jetë Perëndia im. Ku do të vdesësh ti do të vdes edhe unë dhe po atje do të varrosem. Keq e më keq ma bëftë ZOTI nëse na ndan gjë përveç vdekjes!». Kur pa se Ruta ishte e vendosur për të shkuar pas saj, Naomi nuk i tha më gjë. Të dyja vijuan rrugën derisa mbërritën në Betlehem. Kur mbërritën atje, i gjithë qyteti u pështjellua dhe gratë filluan të pyesin: «Naomi është kjo?». Naomi u tha: «Mos më quani Naomi, por më quani Mara, sepse i gjithëpushtetshmi më ka mbushur me shumë hidhërime. Ika plot me të mira, por ZOTI më ktheu duarzbrazur. Përse më quani Naomi kur ZOTI ka dalë kundër meje dhe i gjithëpushtetshmi ka sjellë mbi mua fatkeqësi?». Naomi u kthye në Betlehem kur po fillonte korrja e elbit. Bashkë me të, nga krahina e Moabit, u kthye edhe Ruta, moabitja, nusja e të birit.

Related Videos