Zbulesa 6
6
Vulat
1Pastaj pashë Qengjin që theu një nga shtatë vulat dhe dëgjova një nga katër gjallesat që më tha me një zë që gjëmonte: «Eja#6.1 dorëshk. të tjera edhe: dhe shih!». 2Pashë një kalë të bardhë dhe kalorësin që mbante një hark. Atij iu dha një kurorë. Ai u nis si fitimtar dhe për të fituar.
3Kur Qengji theu vulën e dytë, dëgjova zërin e gjallesës së dytë që më tha: «Eja!». 4Pastaj doli një kalë tjetër, një kalë i kuq, dhe kalorësit iu dha pushteti të hiqte paqen nga toka, që njerëzit të vrisnin njëri-tjetrin. Atij iu dha një shpatë e madhe.
5Kur theu vulën e tretë, dëgjova zërin e gjallesës së tretë që më tha: «Eja!». Pashë një kalë të zi dhe kalorësin që mbante një peshore në dorë. 6Dëgjova edhe një si zë që dilte nga mesi i katër gjallesave që tha: «Një kilogram grurë për një denar dhe tre kilogramë elb për një denar. Vajin e verën mos i prek!».
7Kur theu vulën e katërt, dëgjova zërin e gjallesës së katërt që më tha: «Eja!». 8Pashë një kalë të zbehtë dhe kalorësin që e kishte emrin Vdekja. Pas tij vinte skëterra. Atyre u ishte dhënë pushteti për të vrarë një të katërtën e tokës me shpatë, me zi buke, me epidemi dhe me bishat e tokës.
9Kur theu vulën e pestë, pashë nën altar shpirtrat e atyre që ishin vrarë për fjalën e Perëndisë dhe për dëshminë që kishin dhënë. 10Ata thirrën me zë të lartë: «Deri kur, o Sundues i shenjtë dhe i vërtetë, do të presësh për të gjykuar e për të marrë shpagim për gjakun tonë nga ata që banojnë mbi tokë?».
11Secilit prej tyre iu dha nga një rrobë e bardhë dhe iu tha të presin edhe pak kohë, derisa të plotësohej numri i bashkëshërbëtorëve dhe i vëllezërve që do të vriteshin si ata.
12Kur pashë Qengjin të thyejë vulën e gjashtë, ra një tërmet i madh. Dielli u errësua si rrobë vajtimi dhe hëna u bë e tëra si gjak. 13Yjet e qiellit ranë në tokë, ashtu si bien kokrrat e papjekura nga fiku kur e tund era e fortë. 14Qielli u zhduk si një pergamenë që mblidhet, ndërsa malet dhe ishujt lëvizën nga vendi.
15Mbretërit e tokës, të mëdhenjtë, kryemijësit, të pasurit, të fortët, të gjithë, skllevër e të lirë, u fshehën nëpër shpella e nëpër shkëmbinjtë e maleve 16dhe u thoshin maleve e shkëmbinjve: «Bini mbi ne e na fshihni nga sytë e atij që rri ulur në fron dhe nga zemërimi i Qengjit, 17sepse erdhi dita e madhe e zemërimit të tyre; e kush mund t'i bëjë ballë asaj?».
Currently Selected:
Zbulesa 6: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020