YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 93

93
1 Zoti mbretëron. Është veshur me madhështi.
Zoti është veshur e ngjeshur me fuqi.
Bota qëndron mbi themele të forta
dhe nuk do të trandet kurrë.
2Froni yt qëndron i fortë që prej fillimit,
ti vetë je që prej amshimit.
3Lumenjtë u frynë, o Zot,
lumenjtë ngritën zërin e tyre,
lumenjtë shtuan buçimën e tyre.
4Më madhështor se buçima e ujërave të shumtë,
më madhështor se oshtima e valëve të detit
është Zoti në lartësi.
5Dëshmitë e tua janë vërtet të besueshme,
shtëpisë sate i ka hije përjetë shenjtëria, o Zot.

Currently Selected:

Psalmet 93: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in