Psalmet 85
85
1Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2Tokën tënde e ke për zemër, o Zot,
Jakobin prej robërisë e ktheve.
3Paudhësinë popullit ia fale,
të gjitha mëkatet ia mbulove. selah
4Furinë tënde e fashite krejt,
prej zemërimit tënd dorë hoqe.
5Na përtëri, o Perëndi i shpëtimit tonë,
jepi fund mërisë sate kundër nesh.
6Mos vallë përjetë do të jesh i zemëruar me ne?
Mos vallë brez pas brezi do të zgjatë zemërimi yt?
7A nuk do të kthehesh të na japësh jetë,
që populli yt të gëzohet në ty?
8Tregona, o Zot, mirësinë tënde,
jepna shpëtimin tënd.
9Do të dëgjoj se ç'thotë Zoti Perëndi.
Ja, paqe i premton popullit dhe besnikëve të vet
e nuk do t'i lërë të bien sërish në marrëzi.
10Shpëtimi i tij është vërtet pranë atyre që e druajnë,
që lavdia të banojë në tokën tonë.
11Mirësia dhe e vërteta u puqën,
drejtësia dhe paqja u puthën.
12E vërteta do të mbijë nga toka,
drejtësia do të vështrojë prej qiellit.
13Po, Zoti ka për të dhënë të mira
e toka jonë ka për të dhënë prodhim.
14Përpara do t'i prijë drejtësia
e udhën do t'u hapë hapave të tij.
Currently Selected:
Psalmet 85: AL1
Highlight
Share
Copy
Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in
© Shoqëria Biblike Ndërkonfesionale e Shqipërisë 2020
© Interconfessional Bible Society of Albania 2020