YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 64

64
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
2Dëgjoje zërin e rënkimit tim, o Perëndi,
ruaje jetën time prej armikut të tmerrshëm.
3Më fshih larg prej kurthit të keqbërësve,
prej turmës së atyre që bëjnë paudhësi.
4Gjuhën e kanë mprehur si shpatën,
prej harkut të ndehur lëshojnë fjalë të hidhura,
5për të shigjetuar në fshehtësi të përkryerin;
e gjuajnë papandehur e frikë nuk kanë.
6I japin forcë njëri-tjetrit për të bërë të keqen,
mendojnë si t'i fshehin kurthet,
thonë: «Kush ka për t'i parë?».
7Shestojnë padrejtësi e thonë:
«Jemi gati, kurthin e kemi menduar mirë».
Humnerë e thellë qenia e njeriut
dhe zemra e tij!
8Por, Perëndia do t'i shigjetojë
e papritur do t'i mbulojnë plagët.
9Gjuha e vet do t'i shkatërrojë,
të gjithë sa do t'i shohin, do të tundin kokën.
10Mbarë njerëzinë do ta zërë frika,
do të shpallin veprat e Perëndisë,
do të kuptojnë ç'ka bërë ai.
11I drejti do të gëzohet në Zotin,
e tek ai do të gjejë strehë.
Të gjithë zemërdrejtët do të krenohen.

Currently Selected:

Psalmet 64: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in