Ki mëshirë për mua, o Perëndi, në mirësinë tënde, në dhembshurinë tënde të madhe, fshiji paudhësitë e mia. Lamë tërësisht prej fajit tim, prej mëkatit tim pastromë. I njoh paudhësitë e mia, mëkatin tim e shoh përherë. Ndaj teje, vetëm ndaj teje mëkatova, bëra ligësi para syve të tu. Prandaj, je i drejtë në vendimet e tua dhe i paqortueshëm kur gjykon. Ja, unë linda në paudhësi, në mëkat më ngjizi ime më. Ti e do të vërtetën në brendinë e qenies, ndaj bëmë të njoh urtinë në thellësitë e mia. Pastromë me hisop e do të bëhem i pastër, lamë e do të jem më i bardhë se dëbora. Bëmë të ndiej gëzim e ngazëllim e do të gëzohen eshtrat që thërrmove. Ktheje fytyrën tënde larg mëkateve të mia e fshiji tërë fajet e mia. Krijo tek unë një zemër të pastër, o Perëndi, përtëri brenda meje një shpirt të palëkundur. Mos më dëbo nga prania jote e mos ma hiq shpirtin tënd të shenjtë.
Read Psalmet 51
Share
Compare All Versions: Psalmet 51:1-13
Save verses, read offline, watch teaching clips, and more!
YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy
Home
Bible
Plans
Videos