YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 5:10-12

Psalmet 5:10-12 AL1

Në gojën e tyre nuk ka asgjë të vërtetë, përbrenda janë të rrënuar, grykën e kanë si varr të hapur, e me gjuhë thurin lajka. Ndëshkoji, o Perëndi, nga qëllimet e tyre u shkatërrofshin, dëboji për paudhësitë e tyre të shumta, se kanë ngritur krye kundër teje. Por, ata që kërkojnë strehë te ti le të gëzojnë e përherë të brohorasin. Paçin mbrojtjen tënde e u ngazëllefshin për ty ata që duan emrin tënd.

Related Videos