YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 47

47
1Mjeshtrit të korit. Psalm i bijve të Korahut.
2Duartrokitni, të gjithë ju, o popuj,
brohoritni për Perëndinë me zë gëzimi.
3Se Zoti, i Tejlarti, është i tmerrshëm,
mbret i madh mbi tokën mbarë.
4Popujt i vë nën sundimin tonë,
kombet nën këmbët tona.
5Ai na e zgjodhi trashëgiminë,
lavdinë e Jakobit, që aq shumë e deshi. selah
6Lartohet Perëndia mes brohoritjeve,
Zoti mes tingujve të bririt.
7Këndojini Perëndisë, këndojini!
Këndojini mbretit tonë, këndojini!
8Perëndia është mbreti i mbarë tokës,
këndojini, pra, një himn!
9Perëndia mbretëron mbi kombet,
Perëndia rri mbi fronin e tij të shenjtë.
10Princat e kombeve u bashkuan
me popullin e Perëndisë së Abrahamit,
se Perëndisë i përkasin mburojat e tokës,
e ai u lartësua shumë!

Currently Selected:

Psalmet 47: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in