YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 34:8-15

Psalmet 34:8-15 AL1

Engjëlli i ZOTIT bën roje rreth atyre që e druajnë dhe i shpëton. Shijoni e shihni se i mirë është ZOTI. Lum ai njeri që gjen strehë tek ai! Druajeni ZOTIN, o të shenjtët e tij, se atyre që e druajnë, nuk u mungon asgjë. Luanët mbeten të pangopur e të uritur, por atyre që kërkojnë ZOTIN, nuk do t'u mungojë asnjë e mirë. Ejani, o bij, e dëgjomëni, drojën e ZOTIT do t'ju mësoj. Kush është ai njeri që e dëshiron jetën, që dëshiron të shohë ditë të mira? Ruaje, pra, gjuhën prej së keqes e buzët prej fjalëve mashtruese. Largohu nga e keqja e bëj të mirën, kërko paqen e rend pas saj.