YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 26

26
1Psalm i Davidit.
Jepmë të drejtë, o Zot,
se jetoj me ndershmëri.
Zotin kam besim
e s'kam për t'u lëkundur.
2Hetomë, o Zot, e provomë,
mendjen#26.2 he. veshkat dhe zemrën m'i shqyrto.
3Mirësinë tënde e kam parasysh,
në besnikërinë tënde jetoj.
4Nuk kuvendoj me njerëz të pavërtetë,
me shtiracakë nuk bëj shoqëri.
5Tubimet e të këqijve i urrej,
me të paudhët nuk ulem.
6Duart i laj në pafajësi
e rreth altarit tënd sillem, o Zot,
7që të shpall me zë të lartë lavdinë tënde,
e të kumtoj të gjitha mrekullitë e tua.
8O Zot, e dua tempullin ku banon ti
dhe vendin ku prehet lavdia jote.
9Mos e hidh tej shpirtin tim me të paudhët
e as jetën time me gjakatarët.
10Me duar bëjnë paudhësi,
të djathtën e mbushin me mita.
11Por unë jetoj me ndershmëri,
shpengomë e mëshiromë.
12Këmba ime shkel në udhë të drejtë,
mes bashkësisë do ta bekoj Zotin.

Currently Selected:

Psalmet 26: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in