Psalmet 23:1-4
Psalmet 23:1-4 AL1
ZOTI është bariu im, asgjë s'më mungon. Në kullota të gjelbra më shtrin, drejt ujërave të qeta më prin, shpirtin ma përtërin. Më udhëheq shtigjeve të drejta, në saje të emrit të tij. Edhe në ecsha nëpër luginën e territ, s'tutem nga e keqja, se ti je me mua. Shkopi yt e kërraba jote, ato më ngushëllojnë.