YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 14

14
1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Thotë i marri në zemrën e tij:
«S'ka Perëndi».
Të gjithë janë shthurur e bëjnë vepra të neveritshme,
askush nuk bën të mirën.
2Prej qiellit Zoti i vështron njerëzit,
për të parë në ka ndonjë të mençur që kërkon Perëndinë.
3Të gjithë kanë dalë nga udha,
të gjithë janë shthurur,
askush nuk bën të mirën,
as edhe një.
4A nuk janë të pamend të paudhët,
që e gëlltisin popullin tim si bukën
dhe Zotin nuk e thërrasin?
5Por ja, do të dridhen nga tmerri,
sepse Perëndia është me njerëzit e drejtë.
6Ju doni të shkatërroni shpresat#14.6 ose: synimet, planet e skamnorit,
por streha e tij është Zoti.
7Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit?
Kur Zoti ta kthejë popullin e vet nga robëria#14.7 ose: të ndryshojë fatin e popullit të vet,
do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.

Currently Selected:

Psalmet 14: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in