YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 139:11-15

Psalmet 139:11-15 AL1

Edhe po të thosha: «Më mbuloftë errësira e drita përreth meje u errësoftë», errësira për ty nuk është errësirë e nata ndriçon si dita; për ty errësira dhe drita janë njëlloj. Ti e krijove brendinë time, më ende që në bark të nënës. Të lavdëroj se mrekullisht më krijove, të mahnitshme janë veprat e tua, mirë e di shpirti im. Kockat e mia nuk ishin të fshehta për ty, kur krijohesha në fshehtësi, kur merrja trajtë në thellësitë e tokës.