YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 129

129
1Këngë shtegtimesh.
Shumë më kanë luftuar që në rini,
le ta thotë, pra, Izraeli,
2shumë më kanë luftuar që në rini,
por nuk ia dolën të më mposhtin.
3Bujqit kanë mihur mbi kurrizin tim,
hulli të gjata aty kanë bërë.
4Por Zoti është i drejtë,
leqet e të paudhëve i këputi.
5U turpërofshin e u kthefshin pas,
gjithë sa urrejnë Sionin!
6U bëfshin si bari i pullazeve,
që thahet para se të rritet.
7Me të korrësi s'e mbush dot dorën
e as krahët ai që mbledh duajt.
8E as kalimtarët nuk do të thonë:
«Bekimi i Zotit qoftë mbi ju!
Ju bekojmë në emër të Zotit!».

Currently Selected:

Psalmet 129: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in