YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 119:105-112

Psalmet 119:105-112 AL1

Fjala jote është llambë për këmbën time, dritë për shtegun tim. Jam betuar e fjalën do ta mbaj: vendimet e tua të drejta do t'i ruaj. Jam munduar së tepërmi, o ZOT, jepmë jetë sipas fjalës sate! Pranoji, o ZOT, zotimet e gojës sime dhe mësomë vendimet e tua. Jeta ime është përherë në rrezik, por ligjin tënd nuk e harroj. Të paudhët më kanë ngritur kurth, por nuk u jam shmangur porosive të tua. Dëshmitë e tua janë trashëgimia ime përjetë, se ato janë gëzimi i zemrës sime. E kam vendosur në zemrën time, që rregullat e tua t'i zbatoj përjetë, deri në fund.

Video for Psalmet 119:105-112