YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 119:10-16

Psalmet 119:10-16 AL1

Ty të kërkoj me gjithë zemër, mos më lër t'u shmangem urdhërimeve të tua. Thëniet e tua i mbaj fshehur në zemër, që të mos mëkatoj kundër teje. I bekuar je, o ZOT, mësomë rregullat e tua. Me buzët e mia i shpalla tërë vendimet e gojës sate. Gëzohem kur ndjek dëshmitë e tua, si të ishin gjithë pasuria ime. Do të përsiat porositë e tua, do të thellohem në shtigjet e tua. Me rregullat e tua do të kënaqem, fjalën tënde nuk do ta harroj.

Video for Psalmet 119:10-16