YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 118

118
1Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.
2Le të thotë Izraeli
se mirësia e tij mbetet përjetë.
3Le të thotë shtëpia e Aronit
se mirësia e tij mbetet përjetë.
4Le të thonë ata që druajnë Zotin
se mirësia e tij mbetet përjetë.
5Kur isha në fatkeqësi i thirra Zotit
e Zoti më dëgjoi e më lehtësoi.
6 Zoti është me mua,
nuk kam frikë nga asgjë.
Çfarë do të më bëjë njeriu?
7Për ndihmë kam Zotin,
ndaj do t'i shpërfill ata që më urrejnë.
8Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te njerëzit.
9Më mirë të kërkosh strehë te Zoti,
sesa të kesh besim te prijësit.
10Të gjitha kombet më rrethuan,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
11Më kishin rrethuar nga çdo anë,
por i zmbrapsa me emrin e Zotit.
12Më kishin rrethuar si bletët,
por u shfarosën si ferrat nga flaka,
se i zmbrapsa me emrin e Zotit.
13Më shtynë fort për të më rrëzuar,
por më ndihmoi Zoti.
14Fuqia e forca#118.14 ose: kënga ime është Zoti,
ai u bë shpëtimtari im.
15Britma gëzimi e shpëtimi
jehojnë në tendat e të drejtëve:
«E djathta e Zotit bën çudira!
16E djathta e Zotit u lartësua!
E djathta e Zotit bën çudira!».
17S'kam për të vdekur, do të rroj
dhe veprat e Zotit do t'i tregoj.
18 Zoti më mundoi shumë,
por në duart e vdekjes nuk më la.
19Më hapni portat e drejtësisë,
që të hyj e të përlëvdoj Zotin.
20Ja ku është porta e Zotit,
nëpër të do të hyjnë të drejtët.
21Do të të përlëvdoj, se më dëgjove
e shpëtimtari im u bëre.
22Guri që ndërtuesit e hodhën tej,
u bë guri i qoshes.
23Prej Zotit u bë kjo
dhe është e mrekullueshme për sytë tanë.
24Kjo është dita që e bëri Zoti,
le të ngazëllejmë e të gëzojmë në të!
25O Zot, shpëtona!
O Zot, jepna mbarësi!
26Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit!
Ju bekojmë nga shtëpia e Zotit.
27Perëndi është Zoti dhe ai na ndriçoi.
Radhituni për festë, me degë në duar,
deri te brirët e altarit.
28Ti je Perëndia im, ty të përlëvdoj,
ti je Perëndia im, ty të madhëroj.
29Përlëvdoni Zotin, se është i mirë,
se mirësia e tij mbetet përjetë.

Currently Selected:

Psalmet 118: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy