YouVersion Logo
Search Icon

Psalmet 100

100
1Psalm falënderimi.
Të brohorasë për Perëndinë mbarë toka!
2Shërbejini Zotit me gëzim,
dilni para tij me brohoritje!
3Dijeni mirë se Zoti është Perëndi,
ai na bëri e të tijtë jemi ne#100.3 ose: Ai na krijoi e nuk u krijuam vetë,
jemi populli i tij dhe delet e kullotës së tij.
4Hyni në portat e tij me përlëvdim,
në oborret e tij me lavdërim,
falënderojeni e bekoni emrin e tij.
5Se i mirë është Zoti,
në amshim mirësia e tij,
besnikëria e tij brez pas brezi.

Currently Selected:

Psalmet 100: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in