YouVersion Logo
Search Icon

Fjalët e urta 28

28
1I paudhi arratiset edhe pa e ndjekur kush,
por i drejti ka vetëbesim si luani.
2Në një vend ku shkelet ligji, dalin shumë krerë,
por, me një njeri të mençur, ka qëndrueshmëri.
3Varfanjaku që shkel skamnorin,
si rrebeshi që shkreton e lë pa bukë.
4Kush braktis ligjin, lëvdon të paudhin,
por kush e zbaton ligjin, lufton kundër tij.
5Njerëzit e këqij nuk e kuptojnë të drejtën,
por kush kërkon Zotin, kupton gjithçka.
6Më mirë i varfri me sjellje të përsosur,
se i pasuri me sjellje të prapë.
7Kush i përmbahet ligjit, është djalë i mençur,
por kush shoqërohet me grykësit, turpëron të atin.
8Kush e shton pasurinë me përfitim e kamatë,
e mbledh për atë që përkrah skamnorin.
9Kush i mbyll veshët ndaj ligjit,
edhe lutjen e ka të neveritshme.
10Kush u prin të drejtëve në udhë të prapë,
bie në gropën e vet,
por trashëgimia e të përsosurve është e mirë.
11Të pasurit i duket vetja i urtë,
por skamnori e shqyrton me mençuri.
12Kur ngazëllejnë të drejtët, lavdia është e madhe;
kur ngrihen të paudhët, të gjithë fshihen.
13Kush fsheh fajet e veta, nuk do të përparojë,
por kush i rrëfen e i braktis, do të mëshirohet.
14Lum njeriu që jeton me drojë;
kush e ngurtëson zemrën, do të mjerohet.
15Luan ulëritës e ari i tërbuar
është sundimtari i paudhë për një popull të skamur.
16Prijësi i paarsyeshëm bën dhunë të madhe;
kujt urren fitimin e padrejtë, do t'i zgjatet jeta.
17Kush është përlyer me gjak njeriu,
në gropë vaftë e askush mos e ndaltë.
18Kush jeton me përsosuri, do të shpëtohet;
kush ndjek udhën e shtrembër, do të rrëzohet menjëherë.
19Kush punon arën do të ngihet me bukë;
kush ndjek kotësi do të ngihet me varfëri.
20Njeriu i ndershëm do të mbushet me bekime,
por kush ngutet për pasuri, nuk mbetet pa ndëshkim.
21Nuk është mirë të mbash anë,
por dikush gabon për një copë bukë.
22Njeriu ziliqar nxiton të pasurohet,
por nuk e di se do ta zërë varfëria.
23Qortuesi i një njeriu gjen hir më vonë
më shumë se lajkatari.
24Kush vjedh të atin e të ëmën e thotë: «S'është mëkat»,
është ortak me rrënimtarin.
25I pangopuri nxit grindje,
por kush shpreson në Zotin, do të kamet.
26Kush i beson mendjes së vet, është i marrë,
kush ecën me urti, do të shpëtojë.
27Kush i jep skamnorit, nuk do të ketë skamje,
por kush bën sikur s'sheh, bie në mallkim të madh.
28Kur ngrihen të paudhët, fshihen të gjithë,
por kur ata marrin fund, shtohen të drejtët.

Currently Selected:

Fjalët e urta 28: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in

YouVersion uses cookies to personalize your experience. By using our website, you accept our use of cookies as described in our Privacy Policy