YouVersion Logo
Search Icon

Numrat 7

7
Dhuratat për tendën
1Pasi përfundoi së ndërtuari tendën, Moisiu e vajosi dhe e shenjtëroi bashkë me tërë orenditë përkatëse, me altarin dhe me enët përkatëse. 2Atëherë prijësit e Izraelit, ata që u përmendën në numërimin e popullsisë si krerë të familjeve të etërve e prijës të fiseve, 3i flijuan Zotit gjashtë qerre të mbuluara dhe dymbëdhjetë qe. Një qerre për çdo dy prijës dhe një ka për secilin. Këto i sollën para tendës. 4Atëherë Zoti i tha Moisiut: 5«Merri prej tyre që të përdoren në shërbim të tendës së takimit e jepua levitëve sipas detyrës që kanë». 6Kështu, Moisiu i mori qerret dhe qetë e ua dha levitëve. 7Gershonitëve u dha dy qerre dhe katër qe, sipas detyrave që kishin. 8Meraritëve u dha katër qerre dhe tetë qe, sipas detyrave që kishin nën mbikëqyrjen e Itamarit, birit të priftit Aron. 9Kohatitëve nuk u dha gjë, sepse ata kujdeseshin për gjërat e shenjta duke i mbartur në krahë.
10Në ditën kur u vajos altari, prijësit sollën para altarit dhurata për kushtimin e tij. 11Atëherë Zoti i tha Moisiut: «Prijësit të kushtojnë me rradhë, çdo ditë nga një prijës».
12Ditën e parë kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit nga fisi i Judës. 13Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 14Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 15një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 16dhe një cjap si fli mëkati. 17Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Nahshoni, biri i Aminadabit.
18Ditën e dytë kushtoi Netaneli, biri i Cuarit, prijësi i Isaharit. 19Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 20Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 21një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 22dhe një cjap si fli mëkati. 23Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Netaneli, biri i Cuarit.
24Ditën e tretë kushtoi Eliabi, biri i Helonit, prijësi i Zabulonit. 25Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 26Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 27një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 28dhe një cjap si fli mëkati. 29Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliabi, biri i Helonit.
30Ditën e katërt kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit, prijësi i Rubenit. 31Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 32Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 33një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 34dhe një cjap si fli mëkati. 35Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elicuri, biri i Shedeurit.
36Ditën e pestë kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait, prijësi i Simeonit. 37Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 38Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 39një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 40dhe një cjap si fli mëkati. 41Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Shelumieli, biri i Curishadait.
42Ditën e gjashtë kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit, prijësi i Gadit. 43Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 44Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 45një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 46dhe një cjap si fli mëkati. 47Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Eliasafi, biri i Deuelit.
48Ditën e shtatë kushtoi Elishamai, biri i Amihudit, prijësi i Efraimit. 49Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 50Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 51një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 52dhe një cjap si fli mëkati. 53Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Elishamai, biri i Amihudit.
54Ditën e tetë kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit, prijësi i Manaseut. 55Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 56Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 57një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 58dhe një cjap si fli mëkati. 59Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Gamalieli, biri i Pedahcurit.
60Ditën e nëntë kushtoi Abidani, biri i Gideonit, prijësi i Benjaminit. 61Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 62Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 63një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 64dhe një cjap si fli mëkati. 65Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Abidani, biri i Gideonit.
66Ditën e dhjetë kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait, prijësi i Danit. 67Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 68Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 69një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 70dhe një cjap si fli mëkati. 71Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahiezeri, biri i Amishadait.
72Ditën e njëmbëdhjetë kushtoi Pagieli, biri i Okranit, prijësi i Asherit. 73Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 74Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 75një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 76dhe një cjap si fli mëkati. 77Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Pagieli, biri i Okranit.
78Ditën e dymbëdhjetë kushtoi Ahirai, biri i Enanit, prijësi i Neftaliut. 79Ai kushtoi një pjatë e një kupë të argjendtë. Ato peshonin një kilogram e gjysmë dhe tetëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. I kishte mbushur me majë mielli të përzier me vaj, si fli drithi. 80Kushtoi edhe një tas të artë, që peshonte njëqind e dhjetë gramë, të mbushur me temjan, 81një dem, një dash e një qengj motak si fli shkrumbimi 82dhe një cjap si fli mëkati. 83Ndërsa për fli paqtimi kushtoi dy qe, pesë desh, pesë cjep e pesë qengja motakë. Këto kushtoi Ahirai, biri i Enanit.
84Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan nga prijësit e Izraelit në ditën kur u vajos altari: dymbëdhjetë pjata të argjendta, dymbëdhjetë kupa të argjendta dhe dymbëdhjetë tasa të artë. 85Çdo pjatë e argjendtë peshonte një kilogram e gjysmë dhe çdo kupë tetëqind gramë. Tërë enët e argjendta peshonin gjithsej njëzet e shtatë kilogramë e gjashtëqind gramë sipas peshës së shenjtërores. 86Çdo tas i artë i mbushur me temjan peshonte njëqind e dhjetë gramë sipas peshës së shenjtërores. Tërë tasat e artë peshonin gjithsej një kilogram e treqind e njëzet gramë. 87Numri i kafshëve për fli shkrumbimi ishte dymbëdhjetë dema, dymbëdhjetë desh, dymbëdhjetë qengja motakë bashkë me flinë e drithit dhe dymbëdhjetë cjep për fli mëkati. 88Numri i kafshëve për fli paqtimi ishte njëzet e katër dema, gjashtëdhjetë desh, gjashtëdhjetë cjep e gjashtëdhjetë qengja motakë. Këto ishin dhuratat për kushtimin e altarit që u kushtuan në ditën kur u vajos altari.
89Kur Moisiu hynte në tendën e takimit për të folur me Zotin, dëgjonte zërin që i fliste nga mesi i dy kerubëve, nga pajtimorja që ishte mbi arkën e dëshmisë. Kështu i fliste Zoti.

Currently Selected:

Numrat 7: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in