YouVersion Logo
Search Icon

Numrat 28

28
Flija e përhershme
1 Zoti i tha Moisiut: 2«Urdhëroji izraelitët e thuaju: “Kini kujdes që flinë time, flinë erëkëndshme të zjarrit të ushqimit tim, të ma kushtoni në kohën e duhur”. 3Thuaju: “Kjo është flija e zjarrit që do t'i paraqitni përherë Zotit: paraqitni përditë nga dy qengja motakë e të patëmetë si fli shkrumbimi. 4Njërin kushtoje në mëngjes e tjetrin në mbrëmje, 5bashkë me një kilogram majë mielli, si fli drithi të përzier me një litër vaj të shtrydhur. 6Kjo është flija e përhershme e shkrumbimit që u bë në malin e Sinait, një fli erëkëndshme zjarri për Zotin. 7Flija përkatëse e stërpikjes, të jetë një litër për çdo qengj. Flija e stërpikjejes, që është pije dehëse, t'i kushtohet Zotit në shenjtërore. 8Qengjin e dytë kushtoje në mbrëmje e bashkë me të kushto të njëjtat fli drithi e stërpikjeje si ato të mëngjesit. Ajo është fli erëkëndshme zjarri për Zotin”.
Flija e së shtunës
9Ditën e shtunë kushto dy qengja motakë të patëmetë bashkë me dy kilogramë majë mielli, si fli drithi të përzier me vaj dhe flinë e stërpikjes. 10Kjo fli shkrumbimi e së shtunës, që kushtohet çdo të shtunë, i shtohet flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes.
Flija mujore
11Në fillim të çdo muaji paraqitini Zotit si fli shkrumbimi dy dema, një dash e shtatë qengja motakë të patëmetë. 12Flija e drithit të jetë tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 13dhe një kilogram për çdo qengj. Kjo është fli erëkëndshme shkrumbimi, fli zjarri për Zotin. 14Flija përkatëse e stërpikjes të jetë dy litra verë për dem, një litër e gjysmë për dash e një litër për qengj. Kjo është fli shkrumbimi që kushtohet muaj për muaj gjatë gjithë vitit. 15Përveç flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes, t'i kushtohet Zotit edhe një cjap si fli mëkati.
Flija e Pashkës
16Pashka e Zotit është në ditën e katërmbëdhjetë të muajit të parë. 17Dita e pesëmbëdhjetë e po këtij muaji të jetë ditë e kremte. Për shtatë ditë të hahet bukë e ndorme. 18Në ditën e parë të mbahet një mbledhje e shenjtë. Atë ditë mos punoni. 19Paraqitini Zotit si fli zjarri shkrumbimi dy dema, një dash e shtatë qengja motakë. Ata të jenë të patëmetë. 20Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni nga tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 21dhe një kilogram për secilin qengj. 22Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj. 23Këto i shtohen flisë së shkrumbimit të mëngjesit që kushtohet përherë. 24Kështu veproni përditë gjatë shtatë ditëve. Kjo fli drithi, fli erëkëndshme zjarri për Zotin, i shtohet flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të stërpikjes. 25Ditën e shtatë mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos shërbeni.
Flija e festës së Javëve
26Në ditën e prodhimeve të para, në festën e Javëve, kur t'i paraqitni Zotit flinë e drithit të parë, mbani një mbledhje të shenjtë. Atë ditë mos punoni. 27Paraqitini Zotit si fli erëkëndshme shkrumbimi, dy dema, një dash e shtatë qengja motakë. 28Për flinë përkatëse të drithit, kushtoni tre kilogramë majë mielli të përzier me vaj për çdo dem, dy kilogramë për çdo dash 29dhe një kilogram për secilin qengj. 30Kushtoni edhe një cjap si fli mëkati për shlyerjen e mëkatit tuaj. 31Këto i shtohen flisë së përhershme të shkrumbimit e flisë përkatëse të drithit e të stërpikjes. Ato të jenë të patëmetë.

Currently Selected:

Numrat 28: AL1

Highlight

Share

Copy

None

Want to have your highlights saved across all your devices? Sign up or sign in