YouVersion Logo
Search Icon

Marku 16:15-18

Marku 16:15-18 AL1

Jezui u tha: «Shkoni në të gjithë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese. Ai që do të besojë e do të pagëzohet, do të shpëtojë; por ai që nuk do të besojë, do të dënohet. Këto do të jenë shenjat që do të shoqërojnë ata që besojnë: do të dëbojnë djaj në emrin tim, do të flasin gjuhë të reja, do të marrin gjarpërinj në duar dhe, po të pinë ndonjë helm, nuk do t'u bëjë dëm, do të vënë duart mbi të sëmurët e këta do të shërohen».