YouVersion Logo
Search Icon

Marku 13:32-37

Marku 13:32-37 AL1

«Askush nuk e di atë ditë apo atë orë. As engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati. Kini kujdes e rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë koha. Kjo është si puna e atij njeriut që niset për rrugë. Ai largohet nga shtëpia, i cakton secilit shërbëtor punën e vet dhe e urdhëron rojtarin e derës të rrijë zgjuar. Prandaj rrini zgjuar, se nuk e dini kur do të vijë i zoti i shtëpisë, në mbrëmje a në mesnatë, në agim a në mëngjes, që nëse vjen befasisht, të mos ju gjejë në gjumë. Atë që ju them juve, ua them të gjithëve: rrini zgjuar!».