Mikea 7:6-8
Mikea 7:6-8 AL1
Se biri e shpërfill të atin, bija ngrihet kundër të ëmës, nusja kundër vjehrrës, armiqtë e njeriut janë njerëzit e shtëpisë. Por unë nga ZOTI do të vështroj, do të pres për Perëndinë, shpëtimtarin tim. Perëndia im do të më dëgjojë. Mos u ngazëllo për mua, o armikja ime, se ndonëse rashë, u ngrita, ndonëse rri në errësirë, ZOTI është drita ime.